TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mesazhet e ambasadorëve pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për herë të 52-të

by tëvë1
7 muaj ago
2
A A
Mesazhet e ambasadorëve pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për herë të 52-të

Në dështimin e 52-të të konstituimit të Kuvendit të pranishëm ishin edhe ambasador të akredituar në Kosovë.

Disa nga ta folën pas dështimit të kësaj seance ku bënë thirrje që respektohet afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendi.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka thënë se në Kuvend shkuan me shpresë të madhe se sot do të kishte diçka të re.

“Kosovës i duhet një Kuvend pak a shumë menjëherë. Kosovës i duhet një qeveri e re, një qeveri e re që do ta ndërtojë urën e re – një urë të re dhe të fortë mes Kosovës dhe Brukselit. Ne erdhëm këtu me shpresa të mëdha, por fatkeqësisht prapë nuk ndodhi asgjë bashkëpunimi”, ka deklaruar Orav

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka shprehur shqetësimin tij për ngërçin politik dhe urgjencën për t’u formuar institucionet e Kosovës.

“Jemi këtu për ta theksuar shqetësimin tonë dhe urgjencën për të formuar institucionet. Qytetarët dolën për të votuar më 9 shkurt dhe tani janë bërë gati gjashtë muaj. Klasa politike po dështon përballë qytetarëve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata qe nuk konstituojnë Kuvendin”, u shpreh ai.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot,  ka bërë thirrje për reflektim urgjent nga spektri politik.

“Së bashku me ambasadorë të tjerë mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Ngërçi aktual po e dëmton Kosovën. I inkurajoj të gjithë politikanët që t’i shfrytëzojnë plotësisht orët e pakta që kanë mbetur para se të skadojë afati i dhënë nga Gjykata Kushtetuese nesër,” ka shkruar ai.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër.

“Sot, përfaqësuesit diplomatikë të miqve të Kosovës vunë re dështimin e 52-të radhazi për të konstituuar Kuvendin. I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër. Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka thënë ai pas dështimit të 52-të të konstituimit të Kuvendit.

Të shtunën do të jetë përpjeka e fundit e konstituimit të Kuvendit sipas afatit 30 ditor të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse edhe kjo seancë dështon atëherë deputetët nuk mund të marrin asnjë veprim sipas masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Kjo masë hynë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Tags: ambasadoretDeshtimi i seancesmesazhetTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?

Hargreaves takon Haxhiun, mirëpret votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin

Hargreaves takon Haxhiun, mirëpret votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin

Evropa kritikon vendimet e Izraelit në Bregun Perëndimor, kërkon anulimin e tyre “menjëherë”

Kolonët izraelitë i vënë flakën xhamisë në Nablus, Palestina e quan aktin “barbari raciste”

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

BE përballet me kërcënimin e vetos nga Hungaria mbi sanksionet ndaj Rusisë

BE përballet me kërcënimin e vetos nga Hungaria mbi sanksionet ndaj Rusisë

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Peja largon tre basketbollistë të huaj

Peja largon tre basketbollistë të huaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën