TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mesazhe urimi për Pavarësinë- Liderë botërorë urojnë Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Në ditën e Pavarsisë së Kosovës urime të shumta u pranuan nga ndërkombëtarët. Liderët ndërkombëtar pos urimeve theksuan mbështetjen e tyre në mbrojten e sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

by Tëvë1
58 minuta ago
0 0
A A

Autori: Adea Mustafaj

Për 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, urimet filluan që nga e hëna.

Ndër të parët urimet erdhen nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në letrën e tij drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pos urimeve ai rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndërsa marrëdhënia midis vendeve tona vazhdon të forcohet, ne presim me padurim të zgjeronim partneritetin tonë, përfshirë përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve që çojnë përpara prosperitetin e përbashkët. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për të avancuar paqen dhe stabilitetin për përfitim të ndërsjellë.”, ka shkruar Trump.

Përveç Trump, të hënën Osmani ka pranuar mesazhe urimi edhe nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, L.T. Charles III, Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Në mesazhet e tyre, liderët shprehën urimet më të përzemërta për Presidenten dhe qytetarët e Kosovës.

Po ashtu theksuan përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen për integrimin euroatlantik të vendit, si dhe për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

Ndërkohë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves në urimin e tij për Kosovës, përmendi ish-kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, i cili e kishte shpallur pavarësinë.

“Dy ditë pasi Kryeministri Hashim Thaçi bëri deklaratën e tij të famshme në këtë ndërtesë, Sekretari i Jashtëm britanik iu drejtua Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar me fjalë që ende kumbojnë, duke thënë: ‘Pavarësia e Kosovës do të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi sfidues përpara, për të ndërtuar një vend të qëndrueshëm, të qëndrueshëm në zhvillim, shumetnik dhe demokratik’”, ka shkruar Hargreaves.

Presidenti i Italisë, Sergio Matarella, në urimin e tij tha se Roma mbetet e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit evropian të Prishtinës.

“Roma mbetet e palëkundur në mbështetjen e rrugëtimit të integrimit evropian të Prishtinës dhe të mbarë rajonit. Arritja e këtij objektivi, për të cilin Italia do të vazhdojë të kontribuojë, mbetet thelbësore dhe kërkon një shtytës të re për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin”, ka thënë Matarella.

Ndërsa Ambasada e Gjermanisë në Kosovë u shprehen se mbetet krenare për partneritetin e fortë me Kosovën.

“Nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin, ne nderojmë një miqësi të ndërtuar mbi demokracinë, lirinë dhe respektin e ndërsjellë. Si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, Gjermania mbetet krenare për një partneritet të fortë dhe afatgjatë — të ndërtuar shumë kohë para pavarësisë dhe të forcuar çdo ditë që prej atëherë. Gati 600,000 kosovarë që jetojnë në Gjermani e mbajnë të gjallë dhe të fuqishme lidhjen mes vendeve tona, duke pasuruar të dyja shoqëritë dhe duke thelluar të ardhmen tonë të përbashkët. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, Kosova është një histori e vërtetë suksesi. Le të vazhdojmë së bashku të shkruajmë kapitullin e radhës të një të ardhmeje të ndritur dhe të përbashkët”, ka thënë Ambasadore gjerman në Kosovë.

Gjatë ditës urimet vijuan edhe nga Ministria e Jashtme e Turqisë, Qeveria e Republikës Islamike e Pakistanit, Ambasada e Austrisë në Prishtinë, President i Izraelit dhe shumë vende të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

‘Liria Ka Emër’ projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

‘Liria Ka Emër’ projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova 18 vjet shtet, krerët e institucional e vlerësojnë më të fortë se kurrë

Kosova 18 vjet shtet, krerët e institucional e vlerësojnë më të fortë se kurrë

Bashkësia Islame e publikon vaktin e Ramazanit, në kaq ora është iftari i parë

Bashkësia Islame e publikon vaktin e Ramazanit, në kaq ora është iftari i parë

Juventusi pëson nga Galatasaray në Stamboll

Prekazi i mbushur me homazhe dhe protesta – Qytetarët nderojnë 17 Shkurtin dhe kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Prekazi i mbushur me homazhe dhe protesta – Qytetarët nderojnë 17 Shkurtin dhe kërkojnë liri për krerët e UÇK-së në Hagë

Mesazhe urimi për Pavarësinë- Liderë botërorë urojnë Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mesazhe urimi për Pavarësinë- Liderë botërorë urojnë Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën