Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se Gjermania po “përgatitet për sulme të mëdha hibride, përfshirë ato të rënda” dhe do të përgjigjet “shpejt dhe shumë qartë”.
Kancelari tha se numri në rritje i incidenteve erdhi mes “hutimit në rritje” të Rusisë për “sjelljen e pasuksesshme të luftës në Ukrainë ”, sipas Guardian.
Ai tha se është “e rëndësishme që ne të refuzojmë të frikësohemi nga sulmet kibernetike, dronët dhe propaganda online”.
Merz përsëriti paralajmërimin e tij se “muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për fatin e Ukrainës dhe për sigurinë e Evropës ”.











