TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Merr fund misteri i vrasjes së Tupac, ish-shefi i bandës shpallet fajtor

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Merr fund misteri i vrasjes së Tupac, ish-shefi i bandës shpallet fajtor

Pas gati 30 vitesh mister, një gjykatë në Las Vegas ka shpallur fajtor ish-drejtuesin e një bande, Duane “Keffe D” Davis, për organizimin e vrasjes së reperit të njohur Tupac Shakur.

Juria e shpalli Davis fajtor për një akuzë për vrasje me armë vdekjeprurëse. Shakur u vra më 7 shtator 1996, në Las Vegas, gjatë një sulmi nga një makinë në lëvizje.

Davis, 63 vjeç, qëndroi i heshtur në sallën e gjyqit ndërsa u lexua vendimi.

Më pas, ai tha se do ta apelojë vendimin. Familjarët e Shakur u panë të emocionuar, ndërsa disa prej tyre u përqafuan dhe qanë.

Tupac Shakur ishte 25 vjeç kur u vra, në kulmin e karrierës së tij.

Ai konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të muzikës rap dhe ka shitur më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën.

Prokurorët argumentuan se Davis nuk ishte personi që qëlloi me armë, por se ai organizoi sulmin dhe siguroi armën që, sipas tyre, u përdor nga nipi i tij, Orlando Anderson.

Sipas prokurorisë, vrasja ishte planifikuar si hakmarrje pasi Anderson ishte përfshirë në një përleshje me Tupac Shakur dhe grupin e tij, vetëm disa orë para të shtënave.

Për rreth 30 vjet, vrasja e Tupac Shakur mbeti një nga çështjet më të njohura të pazgjidhura në SHBA.

Rasti nxiti shumë teori dhe spekulime, por deri tani nuk kishte përfunduar me një dënim.

Vrasja ndodhi në një periudhë kur rivaliteti mes skenës së repit në Bregun Lindor dhe atë në Bregun Perëndimor ishte shumë i fortë.

Në atë kohë, konfliktet mes bandave Bloods dhe Crips kishin lidhje të forta me skenën e hip-hopit.

Një nga provat kryesore të prokurorisë ishin deklaratat e vetë Davis.

Ai kishte pranuar publikisht në disa raste se ndodhej në Cadillac-un e bardhë nga i cili u qëllua ndaj Tupac.

Davis kishte folur për rolin e tij në vrasje edhe gjatë një interviste sekrete me policinë në vitin 2008, në kuadër të hetimeve për vdekjen e reperit tjetër, Notorious B.I.G., emri i vërtetë i të cilit ishte Christopher Wallace.

Ai foli më gjerësisht për rolin e tij në autobiografinë e vitit 2019, “Compton Street Legend”.

Prokuroria argumentoi se deklaratat dhe intervistat e Davis e dobësuan mbrojtjen që ai kishte pasur më parë nga autoritetet.

Gjykata vendosi se intervista e tij me policinë mund të përdorej si provë në gjyq.

Në fjalën përmbyllëse, prokurori Binu Palal u kërkoi anëtarëve të jurisë ta merrnin Davis në fjalë dhe ta shpallnin fajtor.

Për vite me radhë, tha Palal, Davis kishte treguar se “ai është përgjegjës për vrasjen e Tupac Shakur” përmes dokumentarëve, autobiografisë, podkasteve dhe intervistave me policinë.

“Ai është personi që merr vendimet, në çdo rast, në çdo version, ai është drejtuesi i South Side Crips. Kur personi që merr vendimet është ulur në sediljen e parë kur qëllohen plumbat, nuk ka dyshim se ai është përgjegjës”, tha prokurori.

Mbrojtja e Davis u përpoq të bindte jurinë se deklaratat e tij ishin të sajuara dhe se ai kishte ekzagjeruar rolin e tij për të shitur libra dhe për të fituar para.

Avokati i tij, Michael Sanft, i kwrkoi gjykatws të mos i besonte klientit të tij, duke e cilësuar si një gënjeshtar që kishte treguar histori për të shitur librat.

Megjithatë, vetëm pak orë pasi juria mori çështjen për shqyrtim të hënën, ajo arriti në vendimin për ta shpallur Davis fajtor.

Gjykatësja e Gjykatës së Qarkut Clark, Carli Kierny, caktoi datën 13 tetor për shpalljen e dënimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran pas skandalit të ngacmimit seksual

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran pas skandalit të ngacmimit seksual

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Tensione në zgjedhjet e Serbisë, sulmues të maskuar rrahin një grup të rinjsh

Driton Bilalli: 20 përqind e qytetarëve të Preshevës kanë votuar deri tani

Driton Bilalli: 20 përqind e qytetarëve të Preshevës kanë votuar deri tani

Përditësimi i fundit: Pritjet në pikën kufitare në Merdarë arrijnë deri në tri orë

Përditësimi i fundit: Pritjet në pikën kufitare në Merdarë arrijnë deri në tri orë

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

Drita triumfon ndaj Prishtinës dhe i afrohet kreut, Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

EULEX-i shton patrullat pranë kufirit me Serbinë në ditën e zgjedhjeve

EULEX-i shton patrullat pranë kufirit me Serbinë në ditën e zgjedhjeve

Izraeli nis operacion masiv ushtarak në Bregun Perëndimor, pak ditë para zgjedhjeve

Izraeli nis operacion masiv ushtarak në Bregun Perëndimor, pak ditë para zgjedhjeve

Autobusi që bart romët nga Mitrovica drejt Serbisë, pretendime për 100 euro për votë nga partia e Vuçiqit

Autobusi që bart romët nga Mitrovica drejt Serbisë, pretendime për 100 euro për votë nga partia e Vuçiqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën