Meriton Korenica ka shënuar një gol shumë të bukur në ndeshjen e Kupës së Turqisë, kundër gjigantit Trabzonspor.
Në ndeshjen që është duke u zhvilluar aktualisht, rezultati është 1-1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e shtatë, por Manisa FK arriti të barazojë me një super gol nga goditja e dënimit që u ekzekutua në mënyrë perfektë nga Meriton Korenica.
Ky është goli i parë i mesfushorit sulmues me fanellën e Manisa FK.
Korenica në ndeshjet e fundit ka qenë i ftuar nga Primoz Gliha, duke luajtur në disa nga ndeshjet.
Mos të harrojmë, ai këtë vit la Ballkanin për të kaluar te klubi turk që militon në kategorinë e dytë të futbollit në këtë vend.