TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mënyra si flini ndikon te rrudhat dhe lëkura, çfarë të bëni

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mënyra si flini ndikon te rrudhat dhe lëkura, çfarë të bëni

Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin por edhe për bukurinë.

Ekspertët dermatologë thonë se mënyra se si fle njeriu dhe aspekte të tjera të rutinës së gjumit lënë ndikim të fortë në lëkurë.

Fjetja përmbys ose në anë – Fjetja përmbys dhe në anë ka pasoja të këqija në trup dhe lëkurë. Shkakton jo vetëm dhimbje mesi por edhe rrudha në fytyrë. Kjo ndodh sepse fytyra është në kontakt të drejtpërdrejtë me jastëkun, duke shkaktuar vijëzime të lëkurës.

Ata që flenë barkazi kanë më shumë rrudha në zonën e ballit të cilat nuk sheshohen dot. Ata që flenë anash kanë rrudha të thella në atë anë të lëkurës si dhe vijëzime vertikale në mjekër dhe faqe.

Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë e të fjeturit është me shpinë, një pozicion që e mbron lëkurën nga rrudhat dhe papastërtitë në kontakt me jastëkun.

Megjithatë, koka duhet të jetë paksa e ngritur sepse në të kundërt në mëngjes do të keni më shumë rrathë nën sy.

Gjatë ditës, lëkura e fytyrës rëndohet jo vetëm nga makiazhi por edhe shtresa të tëra ndotësish dhe bakteresh. Ato mbyllin poret, përshpejtojnë plakjen, e thajnë dhe irritojnë lëkurën. Mjaftojnë dy minuta në banjë për të larë fytyrën dhe mund ta mbroni atë.

Mungesa e gjumit – Nëse nuk flini 7-8 orë në ditë, atëherë pasojat do t’i vëreni menjëherë në lëkurë. Gjumi është i domosdoshëm për prodhimin e kolagjenit, qarkullimin e gjakut dhe eliminimin e rrathëve të syve.

Alkooli – Pirja e alkoolit përpara gjumit prish ciklet e tij. E njëjta gjë vlen edhe për kafenë, çajin dhe pijet e gazuara. Këto produkte prishin gjumin dhe paraqitjen tuaj të jashtme.

Larja e çarçafëve dhe jastëkëve –  Nëse njeriu fle 8 orë, 16 orë të tjera lëkura e tij akumulon papastërti dhe yndyrna. Të gjitha këto mund të përfundojnë në çarçafë e jastëk. Këto të fundit duhen larë të paktën një herë në javë për të parandaluar transferimin e baktereve në lëkurë. Ekspertët rekomandojnë këllëfë me pëlhura cilësore, që nuk shkaktojnë rrudha në fytyrë.

Kremërat e lëkurës – Vendosja e kremërave mbrojtës dhe ushqyes përpara gjumit është shumë e mirë për lëkurën. Gjatë natës, lëkura rigjenerohet dhe ka nevojë për ushqim, ndaj mos harroni të aplikoni kremin kundër rrudhave, atë ushqyes apo edhe balsam për buzët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një femre shtatzënë

Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një femre shtatzënë

Këto janë 5 gabimet që po ju “vjedhin” energjinë çdo ditë

Këto janë 5 gabimet që po ju “vjedhin” energjinë çdo ditë

Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit

Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit

Pse zgjohemi vetëm një çast para se të bjerë alarmi?

Pse zgjohemi vetëm një çast para se të bjerë alarmi?

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

Spahiu: Kurti po humb kohë me oferta të vogla, duhet të jetë më aktiv për zgjidhjen e krizës

“Info Nata”- 10.09.2026

“Info Nata”- 10.09.2026

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

​“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën