TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Mënyra më efektive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë

by Teve1
5 minuta ago
0
A A
“Mënyra më efektive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen kundër fruthit mbi 8 mijë fëmijë

Rastet me fruth në vend kanë shënuar rritje. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, brenda pesë muajve të këtij viti, nga 16 prilli deri më 30 gusht janë konfirmuar 151 raste me fruth.

E nga të gjitha këto, sipas IKSHPK-së, mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar, duke dëshmuar kështu edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtje të fëmijëve ndaj fruthit.

Krahas këtyre shifrave duket se interesimi i prindërve për t’i vaksinuar fëmijët nuk është i ulët.

Nga janari deri në gusht janë vaksinuar 8 mijë e 540 fëmijë.

Shefja e vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Xhevrie Canolli për KosovaPress, tha se janë vaksinuar 2 mijë e 500 fëmijë të grupmoshës 1 deri 5 vjeç, 2 mijë e 900 fëmijë të grupmoshës 5 deri 7 vjeç dhe 3 mijë e 140 nxënës të klasës së parë.

“Nga muaji janar i këtij viti deri më sot janë vaksinuar kundër fruthit 2500 fëmijë të grupmoshës 1 deri 5 vjeç, 2900 fëmijë të grupmoshës 5 deri 7 vjeç (këtu hyjnë fëmijët parashkollorë dhe ata që këtë vit do të regjistrohen në klasë të parë) dhe 3140 nxënës të klasës së parë, të cilët gjithashtu vaksohen kundër fruthit me dozën e dytë, ndërsa doza e parë aplikohet në moshën njëvjeçare”, tha Canolli.

Mes tjerash, ajo tregoi se vaksinimi është mënyra më efektive për parandalimin e përhapjes së fruthit, derisa theksoi se komplikimet shëndetësore që vijnë nga kjo sëmundje ngjitëse mund të shkojnë deri në fatalitet.

“Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të fruthit në vendin tonë. Marrë parasysh komplikimet serioze shëndetësore që mund të shkaktojë fruthi, si pneumonia, otiti që mund të komplikohet edhe me humbje të përhershme të dëgjimit pastaj encefalitja apo inflamacioni i trurit, që në raste të rënda mund të lërë pasojë të përhershme apo edhe të shkaktojë vdekje atëherë përfitimi nga vaksinimi është shumë më i madh se sa rreziku nga efektet e mundshme anësore”, tha ajo.

Sipas Canollit, efektet anësore të vaksinimit janë të lehta, përfshirë këtu temperaturën e lehtë, lodhjen, humbjen e oreksit, plogështinë, ndërsa në vendin e injektimit mund të paraqitet një ënjtje e lehtë dhe skuqje që kalojnë brenda një deri në dy ditë.

Në fund, shefja e vaksinimit në QKMF-në në Prishtinë bëri thirrje që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët dhe të mos bien pre e dezinformatave të paverifikuara shkencërisht.

“Duke qenë se fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe përhapet shpejt në komunitet, u bëj thirrje prindërve, kujdestarëve të fëmijëve, të kontrollojnë kartelat e vaksinimit dhe në rast se u mungon vaksina kundër fruthit, t’i dërgojnë sa më parë për vaksinim në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare, të mos bien pre e dezinformatave dhe teorive konspirative rreth efekteve anësore të paverifikuara shkencërisht”, përfundoi Canolli.

Njësoj ka apeluar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike duke potencuar që vaksinimi është mbrojta më e mirë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes kryetari i Nëndegës së PDK-së në Shipol të Mitrovicës

Vdes kryetari i Nëndegës së PDK-së në Shipol të Mitrovicës

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes

Banka Evropiane e Investimeve “dizajnon” euron e së ardhmes

Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduari në aksidentin në Loxhë

Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduari në aksidentin në Loxhë

Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin me ceremoni solemne festive në Prishtinë

Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin me ceremoni solemne festive në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën