TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Mendova se isha i vetmi burrë i dhunuar”, të mbijetuarit e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë thyejnë heshtjen

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
“Mendova se isha i vetmi burrë i dhunuar”, të mbijetuarit e përdhunimit gjatë luftës në Kosovë thyejnë heshtjen

GETTY IMAGES

BBC

Për gati 20 vjet, Albani (emër i vendosur nga redaksia) mendonte se ishte i vetmi burrë që përjetoi dhunë seksuale gjatë luftës së Kosovës në vitet 1990.

Por, ai kuptoi që nuk ishte i vetmi, atëherë kur në Kosovë u miratua ligji që mundësonte njohjen zyrtare të statusit të personit të dhunuar gjatë luftës.

Albani ishte 17 vjeç kur iku me familjen nga një fshat i Kosovës.

Ata u fshehën me të afërmit, por nuk kishte ushqim të mjaftueshëm për të gjithë, kështu që ai mori rrugën për në shtëpi për të marrë një thes me grurë.

Kur hyri në oborr, u ndalua, siç thotë ai, nga një grup personash me uniforma të policisë serbe.

“Fillimisht nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Ndjeva dhimbje dhe mendova se po më goditnin me thikë pas shpine”, tha tashmë 40-vjeçari.

Albani, tregon kujtimet me zë të dridhur kur humbi ndjenjat në momentin kur kuptoi se po e zhvishnin dhe po e përjetonte tmerrin.

Ndërkohë, Dritoni (emër i vendosur nga redaksia) e kupton më së miri përjetimin e Albanit.

Ai tashmë ka arritur në vitet e 60-ta kur tregon tmerrin që e ka përjetuar.

Ai u mbijetoi abuzimeve të shumta seksuale, duke përfshirë përdhunimin në grup në vitin 1999, gjatë 30 ditëve sa ishte në paraburgim në Kosovë.

Ani pse e dinte se kishte edhe burra të tjerë që kishin përjetuar të njëjtën dhunë, ai me vite me radhë nuk foli për atë që kishte kaluar, me askënd, përveç gruas së tij.

Memoriali i Heroinave në Prishtinë
BBC thotë se gjatë luftës në Kosovë, 10 deri në 20 mijë persona kanë përjetuar dhunë seksuale.

Në vitin 2018, Kosova miratoi ligjin që u lejonte të mbijetuarve të abuzimit seksual gjatë luftës që të merrnin statusin e viktimës civile dhe të përfitonin ndihmë financiare.

Ky vendim i inkurajoi Albanin dhe Dritonin që të thyejnë heshtjen e dy dekadave dhe të flasin për një nga tabutë e luftës.

Rreth 2 mijë persona kanë aplikuar dhe prej tyre 1.650 kanë marrë statusin e viktimave civile të luftës deri më tani. Në mesin e tyre janë 84 burra, sipas të dhënave të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

Një sekret i mbajtur mirë

Albani ende jeton në të njëjtën shtëpi që u dhunua.

“Më duket e tmerrshme, por nuk kam para për të lëvizur”, duke shtuar se nuk do të largohet kurrë nga fshati ku ka lindur.

“Nuk dua që familja ime ta zbulojë, sepse edhe sot ka momente kur do të doja që të mos ekzistoja fare”.

“Më shkatërruan moralin, ndonjëherë shqetësohem akoma nëse jam mjaftueshëm burrë, është një barrë e rëndë”, thotë Albani.

Para se të aplikonte për statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës, Albani foli vetëm një herë për vuajtjet e tij.

Pak ditë pasi u përdhunua, ai ndau sekretin me babanë e tij.

“Ishte i dërrmuar, por i lumtur që mbijetova, sepse tha se mund të më kishin vrarë”, kujton Albani me lot në faqe.

Dritoni mendoi t’i tregonte babait të tij, por nuk e bëri.

“Ishte i moshuar dhe i sëmurë, kisha frikë se do vdiste si pasojë e stresit”, thotë ai.

“Megjithatë, babai im e vërente që diçka nuk ishte në rregull”.

Dritoni mori guximin për t’i treguar gruas së tij, e cila lindi fëmijën e tyre të tretë një javë pasi ai u lirua nga paraburgimi.

“Ajo e dinte se ajo çfarë ndodhi nuk ishte për fajin tim”, shton ai, teksa shtrëngon fytyrën me të dyja duart.

Duke thyer heshtjen

Organizatat e specializuara joqeveritare, si QKRMT-ja, bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës për të verifikuar të mbijetuarit e përdhunimit në mënyrë që t’u jepet statusi i viktimave civile të luftës.
Pasi marrin statusin, ata fitojnë të drejtën për një kompensim të përjetshëm prej rreth 230 eurosh në muaj, afërsisht një e treta e pagës mesatare në Kosovë.

Këtë vendim Albani e mori vesh në lajme. Vendimi për t’i dhënë fund heshtjes prej dy dekadash nuk ishte aspak i lehtë.

Ai thotë se ka tentuar të trokasë dy herë në derën e QKRMT-së.

“Më thanë se nuk kisha faj”, thotë Albani.

“Unë kam qenë thjesht një civil i pafuqishëm dhe fajin e kanë kriminelët që ma kanë bërë këtë”, shton ai.

Duke reflektuar për vitet e tij të heshtjes, Dritoni thotë se ka luftuar për një kohë të gjatë mbi atë se “kë të raportojë”.

“Unë ende ndihem si një burrë i shkatërruar”.

“Por vetëm kur tregova se çfarë ndodhi, atëherë arrita të gjeja një mënyrë për ta përballuar atë barrë pak më mirë”.

“Raporto, ky është mesazhi im për të gjithë ata që kanë kaluar atë që kam kaluar unë”. “Nuk është turp”.

Që nga fundi i luftës, të dy burrat nuk marrin ilaçe për depresionin dhe ankthin, sepse mjekët shkruajnë për ta për t’i ndihmuar ata të përballojnë makthet, ndryshimet e humorit dhe dridhjet e zemrës.

 

Tags: Burrat e dhunuarLufta ne KosoveQKMRT
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Shqipëri

Tërmet 7.4 i shkallës Rihter godet Filipinet, paralajmërim për cunami

Hamasi: Kemi marrë garanci se lufta ka përfunduar

Hamasi: Kemi marrë garanci se lufta ka përfunduar

Shqiptarët synojnë Butelin

Shqiptarët synojnë Butelin

Kombet arabe dhe evropiane takohen në Paris për të diskutuar planin e Trump për Gazën

Kombet arabe dhe evropiane takohen në Paris për të diskutuar planin e Trump për Gazën

Një muaj paraburgim ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Një muaj paraburgim ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Juventusi ‘flet’ shqip, e uron Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë

Juventusi ‘flet’ shqip, e uron Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë

Qeveria ndan 1 milion euro për pako ushqimore për familjet që kanë nevojë

Qeveria ndan 300 mijë euro për librat shkollorë në Luginë dhe avokimin për të në ShBA e BE

Sylvinho e sheh të vështirë përballjen me Serbinë, ende nuk e ka zgjedhur ekipin

Sylvinho e sheh të vështirë përballjen me Serbinë, ende nuk e ka zgjedhur ekipin

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën