Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron sot në Hagë për vizitë tek krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë.
“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë – ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lind përsëri!”, ka thënë Krasniqi.