TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Memli Krasniqi takohet me emisarin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot një takim me emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shprehur falënderimin për vëmendjen që Franca i kushton Kosovës dhe rajonit në këtë periudhë sfidash globale.

“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim emisarin francez për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz. E falënderova për vëmendjen që Franca i kushton Kosovës dhe rajonit tonë, sidomos në këto kohë sfidash globale,” ka shkruar ai.

Kryetari i PDK-së ka theksuar se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për mbylljen e kapitullit të Ballkanit Perëndimor është integrimi i shpejtë i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

“E ritheksova se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian,” tha Krasniqi.

Ai ka folur gjithashtu për rëndësinë e institucioneve funksionale dhe dialogut konstruktiv në Kosovë, duke njoftuar Troccazin për kontributin e PDK-së në procesin e votimit të kryetarit të Kuvendit për zhbllokimin e situatës politike.

“Në këtë drejtim, e njoftova emisarin Troccaz që si PDK, ne kemi dhënë kontributin tonë, si përgjegjësi politike, por edhe si vetëdije institucionale, duke votuar kryetarin e Kuvendit në funksion të zhbllokimit të situatës,” tha Krasniqi.

Ai gjithashtu falënderoi ambasadorin francez Guerot dhe të gjithë zyrtarët francezë në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë.

“PDK mbetet e përkushtuar për stabilitet, përgjegjësi institucionale dhe të ardhmen evropiane të Kosovës,” përfundoi Krasniqi.

Tags: Memli KrasniqipdkRene TroccazTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nëntë banues dhe një zjarrfikës lëndohet nga zjarri që shpërtheu në një banesë kolektive në Ferizaj

Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dyshuari

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Masakra e Belegut, 27 vjet pa drejtësi për viktimat

Parashikimi i motit për sot

E diela e vranët, me reshje shiu dhe bore në zonat malore

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën