TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Memli Krasniqi: Takimet konsultative nuk kanë asnjë efekt në draft-statutin e Asociacionit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Plani franko-gjerman aktualisht është vështirë i pranueshëm për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë sot se nuk ka marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, sepse konsideron se takimet e tilla nuk japin asnjë efekt real për çështjen e draft-statutit të Asociacionit.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të jap qëndrim zyrtar kryeministri i Kosovës, i cili sipas tij, sot e kësaj dite ende nuk ka qëndrim.

Krasniqi tha se qëndrimi dhe rezervat e PDK-së sa i përket kësaj teme, prej preambulës deri tek nenet e fundit të draftit të prezantuar, janë të qarta dhe konkrete.

“Me gjithë respektin për presidenten dhe pozicionin që ajo ushtron, nuk kam marrë pjesë në takimin e ftuar dje për arsye se ky ka qenë vetëm një takim konsultativ i cili nuk jep asnjë efekt real në çështjet për të cilat është menduar se duhet të diskutohet. Padyshim që ju takon liderëve institucional që të marrin përgjegjësitë të cilat ju takojnë, por ju takon pak më shumë që vërtetë të krijojnë situata ku edhe inputet tona do të kenë një efekt. Nuk besoj që na takon neve si liderë politikë që të lëshohemi në rolin e analistëve dhe të diskutojmë se çka është mirë dhe çka është keq, pa pasur mundësi që ta afektojmë në çfarëdo formë një rezultat ndërlidhur me çështjen e draft-statutit të Asociacionit.

Ai gjithashtu tha se kryeministri Albin Kurti duhet ta tregojë qëndrimin e tij në lidhje me draft-statutin e Asociacionit pasi që ai ka përgjegjësi kushtetuese për këtë çështje.

“Ne, sot e kësaj dite, ende nuk e dimë qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës për sa i përket statutit të asociacionit. Andaj, ai është i pari që e ka edhe përgjegjësinë kushtetuese, institucionale, ligjore që të tregoj qëndrimin e tij të vërtetë e të mos krijojë herë vet, e herë përmes zëvendëskryeministrit apo të tjerëve duke thënë se kemi pranuar se kemi pranuar. Është e rëndësishme që ai i cili ka e përgjegjësinë për të marrë veprime ta qartësoj pozicionin e tij, sepse pozicioni ynë si PDK është i qartë”, theksoi ai./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Demaku: Hamza më i dalluari, programi i PDK-së i prekshëm

Demaku: Hamza më i dalluari, programi i PDK-së i prekshëm

Demaku: PDK alternativa më e mirë për qytetarët, LVV fajtorja për bllokadën 9-mujore

Demaku: PDK alternativa më e mirë për qytetarët, LVV fajtorja për bllokadën 9-mujore

Emisioni “Info Nata” 22.12.2025

Emisioni “Info Nata” 22.12.2025

Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington

Qipro merr presidencën e BE më 1 janar, do të fokusohet në siguri e energji të rinovueshme

Qipro merr presidencën e BE më 1 janar, do të fokusohet në siguri e energji të rinovueshme

Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së

Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së

​Kurti në Podujevë: Banka Zhvillimore do të mbështesë prodhimtarinë me 1 miliard euro

​Kurti në Podujevë: Banka Zhvillimore do të mbështesë prodhimtarinë me 1 miliard euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën