TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Publicisti Kim Mehmeti e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e cilësuar si “të turpshme” mënyrën se si ai, sipas tij, e ka përdorur ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, për pjesëmarrje në Bordin e Paqes.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mehmeti ka thënë se Rama jo vetëm që e ka përdorur këtë ftesë, por edhe e ka keqpërdorur atë për konsum të brendshëm politik, duke krijuar një imazh të rremë për popullin shqiptar.

“Ishte e turpshme ajo tendenca e Edi Ramës që donte të tregonte sikur vetëm ai është ftuar. Sikur mos të ishte zbuluar se ka edhe të tjerë të ftuar, ai do të vazhdonte ashtu. Reagimi i tij i parë ishte se kjo është diçka që as nuk e kam ëndërruar, ndërkohë që aty janë ftuar edhe Putini dhe presidenti bjellorus. Tendenca e administratës amerikane është që të ketë sa më shumë shtete të përfshira. Mënyra sesi Rama manipulon popullin me çdo gjë është e padurueshme”, ka deklaruar Mehmeti.

I pyetur nëse kjo ftesë mund të shihet si një goditje për opozitën, Mehmeti është shprehur se Shqipëria aktualisht nuk ka një opozitë efektive.

“Opozitë është rinia, dhe rinia e Shqipërisë është jashtë vendit. Pjesa e mbetur e rinisë nuk është aq e interesuar për Shqipërinë, sepse ndihen si banorë të përkohshëm dhe presin momentin e duhur për të dalë jashtë. Por kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk bëhet; ne duhet të themi që Shqipëria bëhet, shqiptaria bëhet dhe shqiptaria do të mbetet”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama përmes një letre drejtuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në Bordin e Paqes.

Në letrën drejtuar Presidentit Trump, Rama ka shprehur vlerësimin e thellë për angazhimin dhe udhëheqjen vizionare të tij në themelimin e Bordit dhe ka falënderuar për ftesën e drejtpërdrejtë për të qenë pjesë e kësaj nisme si përkrahëse themeluese për Shqipërinë.

“Kjo është një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shpesh panoramën ndërkombëtare, dhe paqja duhet të formësohet aktivisht, jo të pritet pasivisht. Bordi i Paqes është një nismë që trajton pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet strukturore të paqëndrueshmërisë, duke ofruar një model transformues për ndërtimin e paqes në nivel global,” ka shkruar Rama./teve1.info/

Tags: Bordi i Paqesdonald trumpEdi RamaKim Mehmeti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Bërxuli: VV-ja po përcjell mesazhet te populli, opozita po çalon në organizim e targetim

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Albulena Haxhiun

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Behrami: Fjalimi i Kurtit në Kuvend është nisje e fushatës, jo zgjidhje për krizën e çmimeve të naftës

Osmani nesër ia dorëzon detyrën Haxhiut

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.04.2026

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Seanca për naftën dështon, rezoluta e LDK-së nuk u hodh fare në votim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën