TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehmeti: Rama është Enveri Hoxha i dytë, ai nuk e paramendon Shqipërinë për shqiptarët

by tëvë1
3 muaj ago
3
A A
Mehmeti: Rama është Enveri Hoxha i dytë, ai nuk e paramendon Shqipërinë për shqiptarët

Publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, ka qenë i ftuar në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1.

Mehmeti, i cili është njohës i zhvillimeve politike në rajon i ka komentuar protestat që po zhvillohen në kryeqytetin shqiptar tash e 26-t ditë.

Shkrimtari i njohur ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, të cilit po i kërkohet dorëheqja përpara ndërtesës së kryeministrisë.

“Kryeministri Rama është mësuar me protestat e Partisë Demokratike që e mbanin gjallë. Ata gjuanin me molotov, e ata ky u’a kthente me ujë. Ajo ka qenë një protestë ndryshe nga kjo e sotmja. Edi Rama nuk del nga zyra e tij, sepse e di se ku duhet të përfundojë. Pas zyrës duhet të shkojë pas grilave. Protestuesit duhet ta dinë se Kryeministria është zyra e tyre e jo e Ramës. Protestuesit duhet të jenë të vetëdijshëm se ajo është në zyra e tyre dhe duhet ta pastrojnë nga kjo qelbësirë. Rama vetëm këtë gjuhë e kupton”, ka deklaruar Kim Mehmeti për Tëvë1.

Ai ndër të tjera ka thënë se protesta në fjalë po e “dridh” Edi Ramën duke thënë se nuk ai nuk është mësuar me revoltë të tillë qytetare.

“Edi Rama para kryeministrisë vite më parë (21 janar 2011) ka dërguar protestues duhet i shtyrë që të vriten. Ai e konsideron atë protestë, por jo edhe këtë paqësoren. Nuk ka më kthim prapa. Edi Rama ëndërron Shqipëri pa shqiptarë, pa njerëz që reagojnë dhe që nuk i dhimbset toka që ky po e shet”, shtoi Mehmeti duke i vlerësuar lartë protestuesit për formën e protestës.

“Këta janë protestuesit më të mirë që i ka parë Evropa. Ne po dëshmojmë se kemi vlera. Ne nuk jemi rrugaç si Edi Rama. Ai është gjëja më e keqe që ka shqiptaria. Rinia në protestë tregoi se nuk e duron një plehër si Edi Rama”, pohoi ai.

Mehmeti e ka krahasuar Ramën me Enver Hoxhën.

“Edi Rama është Enveri Hoxha i dytë. Rama nuk e paramendon Shqipërinë për shqiptarët, por për të huajt. Ai thotë gjithmonë se duhet të sjellim të huaj që ndërtojnë resorte turistike. Ai ia ka dhënë çelësin e Tiranës, Goran Bregoviçit (këngëtarë serb). Rama nuk e di se ne shqiptarët jashtë Shqipërisë administrative, e duan shumë Shqipërinë dhe se për të kemi derdhur gjak, si ata në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Luginën e Preshevës. Ai vetëm pasi është bërë kryeministër, ka zbuluar se ka shqiptarë në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ndër të tjera publicist Kim Mehmeti.

Ndryshe, protesta masive në Shqipëri ka nisur si fillim nga ambientalistë dhe parti të vogla politike në Shqipëri që u shprehën kundër ndërtimit të një resorti ekskluzivë në Zvërnec të Vlorës, e që vlerësohet rreth 4 miliardë euro, me pretekstin e dëmtimit të natyrës. Filli i saj ishte largimi me dhunë nga një sigurim privat i një protestuesi në fshatin Zvërnec.

Protesta në ditët e fundit është bërë masive ku drejtuesit e saj kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre e që e para është dorëheqja e kryeministrit Rama.

Për këtë protestë për herë të parë ka reaguar të mërkurën edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Tags: Edi RamaKim MehmetiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën