TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehmeti: Politikanët nuk zgjidhen për t’u marrë me njëri-tjetrin, por me problemet e Kosovës

by teve1
12 muaj ago
1
A A
Mehmeti: Politikanët nuk zgjidhen për t’u marrë me njëri-tjetrin, por me problemet e Kosovës

Moskonstituimin e Kuvendit dhe situatën politike të krijuar në Kosovë si pasojë e kësaj, publicisti, Kim Mehmeti e ka quajtur tallje të deputetëve me popullin.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka theksuar se do të ishte një leksion i mirë dhe i shëndetshëm ndaj politikanëve nëse populli në rast zgjedhjesh do t’i ndëshkonte duke mos iu dhënë votën.

“Këtë që e bëjnë sot me Parlamentin me moslejimin e konstituimit të Kuvendit kjo është me të vërtetë e dënueshme dhe ky popull këtë duhet ta dënojë nëse shkohet në zgjedhje, duhet t’iu tregojë këtyre politikanëve se ai popull nuk është edhe aq që nuk merr vesh kush e çfarë bën. Tani këta janë duke u tallur me popullin, edhe populli duhet t’ua jap një leksion të mirë edhe t’iu tregojë sesi populli do të tallet me ata. Kjo nëse ndodhë do të jetë shumë e shëndetshme. Pra, duhet të dalin dhe t’iu japin porosinë se nuk lihet fati i popullit dhe shtetit në duart e kujtdo qoftë vetëm pse ka dalë dhe ka themeluar parti të dajallarëve, të vëllezërve, të kushërinjve edhe tash duhet ta votojmë. Nuk e votojmë, nëse duhet nuk e votojmë asnjërin por do i votojmë ata që në mos tjetër kanë një respekt elementar ndaj popullit, ndihen përgjegjës dhe që kanë ndërgjegje”, është shprehur Mehmeti.

I pyetur nëse mendon që në zgjedhjet e ardhshme ndonjëra nga partitë aktuale rrezikon të mos jetë pjesë e Kuvendit, ai ka thënë se do të dëshironte të tregohej një pjekuri e tillë.

Sipas Mehmetit, me këtë do të kuptohej më qartë se deputetët në vend se të merren me vlerësimin e njëri-tjetrit duhet të zgjidhin problemet e Kosovës.

“Unë shpresoj dhe dua që ky popull ta tregojë këtë pjekuri ndaj këtyre politikanëve dhe t’u thotë që ju nuk mundeni të talleni me ne, e cilët janë ata le të vendosë populli se këtu ka parti që me tre deputetë e kushtëzon tërë Kosovën, epo nuk mundet ashtu që me tre deputetë ta marrësh në dorë fatin e 2 milionëve e të thuash që kështu do të bëhet. Në fund të fundit edhe populli nuk i zgjedh ata që ta vlerësojnë njëri-tjetrin por ta ndihmojnë njëri-tjetrin edhe të punojnë për Kosovën. Mirëpo, këtu ka një problem, këtu nuk ekziston institucioni i përgjegjësisë. Këtu këta mendojnë se mjafton të të votojnë, të bëhesh deputet edhe më nuk ke asnjë përgjegjësi ti, mandej vetëm të marrësh rrogën, tenderin dhe mund të pasurohesh. Shumica prej tyre mendojnë për popullin gjatë fushatës zgjedhore, iu kujtohet që ka popull pas asaj këta mendojnë vetëm për përfitime personale”, ka thënë ai./teve1.info/

 

Tags: Kim MehmetiKonstituimi i KuvenditKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestë në Prishtinë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Humolli: Kërkesat e tyre janë të drejta

Protestë në Prishtinë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Humolli: Kërkesat e tyre janë të drejta

Instituti GAP kundër tarifës për hyrje në Prishtinë: Cenon parimet bazë të së drejtës

Instituti GAP kundër tarifës për hyrje në Prishtinë: Cenon parimet bazë të së drejtës

Konfirmohet se dy të vdekurit në detin e Shëngjinit janë nga Kosova

Konfirmohet se dy të vdekurit në detin e Shëngjinit janë nga Kosova

Gjini pas takimit me Costan: BE-ja dhe NATO mbeten rruga e vetme strategjike për Kosovën

Gjini pas takimit me Costan: BE-ja dhe NATO mbeten rruga e vetme strategjike për Kosovën

Zvërneci – përplasje mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

Zvërneci – përplasje mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

Dogana gjermane kap 8 tonë kokainë, vlenin 500 milionë euro

Dogana gjermane kap 8 tonë kokainë, vlenin 500 milionë euro

Protestë në Prishtinë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Humolli: Kërkesat e tyre janë të drejta

Protestë në Prishtinë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Humolli: Kërkesat e tyre janë të drejta

Instituti GAP kundër tarifës për hyrje në Prishtinë: Cenon parimet bazë të së drejtës

Instituti GAP kundër tarifës për hyrje në Prishtinë: Cenon parimet bazë të së drejtës

Konfirmohet se dy të vdekurit në detin e Shëngjinit janë nga Kosova

Konfirmohet se dy të vdekurit në detin e Shëngjinit janë nga Kosova

Mali i Zi kthen mbrapsht nga aeroporti i Tivatit rreth 90 qytetarë serbë për arsye sigurie

Mali i Zi kthen mbrapsht nga aeroporti i Tivatit rreth 90 qytetarë serbë për arsye sigurie

Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën