TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Publicisti Kim Mehmeti ka deklaruar se Partia Demokratike nuk e dëshiron realisht largimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke argumentuar se një pjesë e drejtuesve të opozitës janë përfituese të sistemit aktual.

Sipas Mehmetit, përfaqësuesit e opozitës shprehen publikisht se kërkojnë rrëzimin e qeverisë, por në thelb nuk synojnë ndryshimin e sistemit politik.

“Opozita, PD, nuk e do me të vërtetë rënien e Edi Ramës, sepse atje ke njerëz që janë pasuruar me miliona nga ky sistem. Ata çdo ditë, në konferenca, thonë se duan largimin e tij, por kjo nuk është e vërtetë. E thonë sepse duhet ta thonë, por në thellësi nuk e duan këtë, pasi janë pasuruar nga ky sistem dhe nuk duan rënien e tij”, ka deklaruar Mehmeti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai është shprehur se protestuesit kërkojnë një kontratë të re me qytetarët dhe një Shqipëri ndryshe, ndërsa opozita, sipas tij, nuk e mbështet këtë ndryshim me të njëjtin përkushtim.

Mehmeti ka shtuar se opozita, edhe kur deklaron mbështetje për protestat, në fakt i dëmton ato, pasi qëndrimi i saj nuk është i sinqertë.

“Ata nuk duan nënshkrimin e një kontrate të re me popullin dhe as një Shqipëri të re, siç e duan protestuesit. Me të njëjtin intensitet, por në një mënyrë tjetër, ata e luftojnë këtë protestë. Madje, nëse doni ta dini, këtë protestë e dëmtojnë edhe duke e përkrahur, dhe këtë e dinë edhe vetë kur dalin e thonë se kjo është një mrekulli”, ka thënë ai.

I pyetur për rolin që duhet të ketë opozita, Mehmeti ka thënë se ajo duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, po aq sa edhe mazhoranca.

“Opozita duhet të turpërohet për atë që i ndodh Shqipërisë, për atë ku ka ardhur Shqipëria, po aq sa edhe pozita”, ka përfunduar Mehmeti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën