Forma e shkëlqyer e mesfushorit ofensiv, Anis Mehmeti në Championship të Anglisë, ka tërhequr vëmendjen e ekipeve nga Premier League.
Burnley është një prej skuadrave që ka shprehur interesim për shërbimet e Mehmetit, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.
Mehmeti është pjesë e Bristol Cityt, ekip me të cilin ka kontratrë deri në verën tjetër por këtë sezon është njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës së tij.
Në 16 ndeshje kampionale, Mehmeti ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 6 asistime kurse Bristol City zë vendin e gjashtë në tabelë.
Mehmeti në janar të vitit 2023 iu bashkua Bristol Cityt, ndërsa nëse transferohet në janar te Burnley, atëherë do të jetë bashkëlojtar me Armando Brojën.









