TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mehmeti flet për rregulloren e re të BQK-së: Euro është valuta zyrtare e Kosovës

nga TËVË 1
1 vit më parë
0
A A
Mehmeti flet për rregulloren e re të BQK-së: Euro është valuta zyrtare e Kosovës

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, thotë se në Kosovë vetëm valuta euro është zyrtare.

Mehmeti thotë se në Kushtetutën e Kosovës tregohet qarte se duhet të përdoret vetëm një valutë e vetme.

“Në Kushtetutë tregohet qartë se në Kosovë përdoret vetëm një valutë e vetme, pastaj te Ligji i Bankës Qendrore njashtu thotë se përdoret vetëm një valutë, pastaj neni 17 thotë se mund të ketë kartëmonedha dhe monedha në vlerën euro. Prandaj, euro është valuta zyrtare e Kosovës”, tha ai në emisionin “Ditari”.

Në rastin kur qytetarët serbë këmbejnë para me ndonjë dyqan, Mehmeti thotë se nëse ai është i palicencuar duhet të ndodh reagimi i Policisë së Kosovës.

“Për aktivitet ose në rastet kur dinari përdoret në ndonjë market apo dyqan i cili fillon me këmbye që është i palicencuar për të kryer këmbime valutore, atëherë në raste të tilla ndodh reagimi i Policisë së Kosovës, por gjithmonë me njoftimin që i shkon nga Banka Qendrore”, tregoi ai.

Mehmeti tregoi edhe dallimin se kur dhe ku mund të përdoren valutat që nuk janë në vlerën euro.

“Valutat tjera jo-euro, mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtjen në formën fizike apo në llogari bankare në valutat jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetin e këmbimit valutor”, shtoi ai.

Më 17 janar, BQK njoftoi se nga 1 shkurti, valutë e vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë, do të jetë euroja.

Dinarët në Kosovë kanë ardhur nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Paratë atje janë transportuar nga kompania e transportit të parave “Henderson”. Në rregulloren e BQK-së thuhet se importi dhe eksporti i kartëmonedhave dhe monedhave metalike euro dhe valutave të tjera në Kosovë është e drejtë ekzekutive e saj./teve1.info/

Tags: BQKeuroFehmi Mehmeti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes Naim Ymeri, ish-epror i lartë i UÇK-së në Zonën e Nerodimes

Vdes Naim Ymeri, ish-epror i lartë i UÇK-së në Zonën e Nerodimes

Aksident me fatalitet në Duhël, motoçikletës i doli në rrugë qeni endacak – vdes pasagjerja

Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue” në mesin 250 të mbijetuarave të dhunës seksuale në gjithë botën

Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue” në mesin 250 të mbijetuarave të dhunës seksuale në gjithë botën

Ndryshimi i motit në Prishtinë: Komuna ka një paralajmërim për qytetarët

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë

​Drita e nis sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

​Drita e nis sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100

Ndryshimi i motit në Prishtinë: Komuna ka një paralajmërim për qytetarët

Ndryshimi i motit në Prishtinë: Komuna ka një paralajmërim për qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X