TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehaj: Viti 2022, dyfishim i aktiviteteve ndërministrore dhe ndërushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Mehaj: Viti 2022, dyfishim i aktiviteteve ndërministrore dhe ndërushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë

Mehaj përmes një postimi në Facebook, tha se vetëm këtë vit, janë realizuar me dhjetëra stërvitje të përbashkëta.

“Vetëm këtë vit, janë realizuar me dhjetëra stërvitje të përbashkëta ndërmjet njësive të forcave tokësore në nivelin taktik, prej skuadre, togu e deri te ai i kompanive për të kulmuar në proces, në të ardhmen e afërt, edhe në nivel batalioni/regjimenti. Në këto stërvitje, për herë të parë, njësitet tona u trajnuan dhe operuan në stërvitje me mortaja të kalibrave 60 mm dhe 81 mm. Pastaj stërvitjet e shumta të njësive tona të forcave speciale për operacione speciale dhe operacione të forcave komando. Krahas këtyre paralelisht janë realizuar edhe dhjetra trajnime e stërvitje të shumta për komponentet tjera të mbështetjes luftarake dhe mbështetjes luftarake me shërbime”, ka shkruar ai.

Sipas tij, për herë të parë, nga viti 2021 kanë filluar edhe studimet e kadetëve në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në nivelin 4 vjeçar bachelor në shkencat ushtarake. /Teve1.info/

Postimi i plotë:

Viti 2022 – dyfishim i aktiviteteve ndërministrore dhe ndërushtarake në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kemi arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vetëm këtë vit, janë realizuar me dhjetra stërvitje të përbashkëta ndërmjet njësive të forcave tokësore në nivelin taktik, prej skuadre, togu e deri te ai i kompanive për të kulmuar në proces, në të ardhmen e afërt, edhe në nivel batalioni/regjimenti.

Në këto stërvitje, për herë të parë, njësitet tona u trajnuan dhe operuan në stërvitje me mortaja të kalibrave 60 mm dhe 81 mm.

Pastaj stërvitjet e shumta të njësive tona të forcave speciale për operacione speciale dhe operacione të forcave komando.

Krahas këtyre paralelisht janë realizuar edhe dhjetra trajnime e stërvitje të shumta për komponentet tjera të mbështetjes luftarake dhe mbështetjes luftarake me shërbime.

Për herë të parë, nga viti 2021 kemi filluar edhe studimet e kadetëve tanë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në nivelin 4 vjeçar bachelor në shkencat ushtarake.

Gjithashtu kemi trefishuar numrin e nënoficerëve dhe oficerëve në shkollat profesionale komando-shtabore dhe ato të lidershipit ushtarak në institucionet arsimore ushtarake të Shqipërisë.

Nga resurset tona, vëllezëve e motrave ushtarake të Shqipërisë u kemi ofruar trajnimet në kërkim-shpëtim urban dhe ata na kanë ofruar trajnimet në kërkim-shpëtim ujor dhe zhytje.

Ka edhe shumë aktivitete tjera në funksion të shkëmbimit të eksperiencave profesionale në detyrat e lidershipit pastaj ato të planifikimit shtabor për të gjitha fushat, krahas detyrave të komandimit të njësive të të gjitha formateve.

Bashkë me Gjeneral Jasharin dhe homologët tanë Ministrin Peleshi dhe Gjeneral Kingjin dhe gjithë zyrtarë e ushtarakë tanë jemi të përkushtuar që bashkëpunimin tonë ta thellojmë edhe më tej.

Këtë vizion e mbështesim në konceptin “smart defense”, me mbështetjen dhe koordinimin e plotë me aleatin tonë jetik SHBA-në, gjithnjë në funksion të përmbushjes së misioneve tona kushtetuese, dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona, rajonit tonë dhe botës liridashëse dhe paqedashëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AFA: Vizita e kongresistëve dëshmi e mbështetjes së fortë për shqiptarët

AFA: Vizita e kongresistëve dëshmi e mbështetjes së fortë për shqiptarët

“Prisnim të na bënin si në Srebrenicë” – 27 vjet pas luftës, Idriz Jusufi rrëfen tmerrin e burgut të Smrekonicës

“Prisnim të na bënin si në Srebrenicë” – 27 vjet pas luftës, Idriz Jusufi rrëfen tmerrin e burgut të Smrekonicës

Gërvalla: Vdekja e Hafiz Gagicës, humbje e madhe për Kosovën dhe mërgatën

Gërvalla: Vdekja e Hafiz Gagicës, humbje e madhe për Kosovën dhe mërgatën

​Abdixhiku: Vlerat që na i mëson festa e Kurban Bajramit, të jenë pjesë e sjelljes çdo ditë

​Abdixhiku: Vlerat që na i mëson festa e Kurban Bajramit, të jenë pjesë e sjelljes çdo ditë

Begaj nga Meka uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Begaj nga Meka uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

Kreu i ri i krahut ushtarak të Hamasit vritet në sulmin ndaj Gazës, thotë Izraeli

Kreu i ri i krahut ushtarak të Hamasit vritet në sulmin ndaj Gazës, thotë Izraeli

AFA: Vizita e kongresistëve dëshmi e mbështetjes së fortë për shqiptarët

AFA: Vizita e kongresistëve dëshmi e mbështetjes së fortë për shqiptarët

“Prisnim të na bënin si në Srebrenicë” – 27 vjet pas luftës, Idriz Jusufi rrëfen tmerrin e burgut të Smrekonicës

“Prisnim të na bënin si në Srebrenicë” – 27 vjet pas luftës, Idriz Jusufi rrëfen tmerrin e burgut të Smrekonicës

Gërvalla: Vdekja e Hafiz Gagicës, humbje e madhe për Kosovën dhe mërgatën

Gërvalla: Vdekja e Hafiz Gagicës, humbje e madhe për Kosovën dhe mërgatën

Emisioni “Mesditë” 27.05.2026

Emisioni “Mesditë” 27.05.2026

​Abdixhiku: Vlerat që na i mëson festa e Kurban Bajramit, të jenë pjesë e sjelljes çdo ditë

​Abdixhiku: Vlerat që na i mëson festa e Kurban Bajramit, të jenë pjesë e sjelljes çdo ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën