Përmes një postimi në Facebook, Mehaj është shprehur se rinia e Kosovës shtojnë radhët e ushtrisë dhe e forcojnë atë, shkruan teve1.info
“Të rinjtë e tanë përbëjnë pjesën më të madhe të popullisë sonë, ata janë njëra nga vlerat më të mëdha që posedon vendi ynë, prandaj edhe mbështëtja për ta nuk do të mungojë asnjëherë. Vullneti, energjia dhe entuziazmi rinor, i duhet secilit vend që kërkon zhvillim e progres. Në aspektin e sigurisë, rinia jonë janë ata që çdo ditë shtojnë radhët e ushtrisë dhe forcojnë ushtrinë tonë”, ka shkruar ai.
Dita Ndërkombëtare e të Rinjëve po shënohet sot me disa aktivitete nga Kuvendi i Kosovës, Ministria e Kulturës dhe institucione tjera. /Teve1.info/