Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot është takuar me shefin e kompanisë Bayrakt, Haluk Bayraktar, të cilin e falënderoi për bashkëpunim parimor dhe të besueshëm.
Ai në Facebook tha se blerja e dronëve Bayraktar ka qenë ndër investimet më të mëdha, të bëra për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) viteve të fundit.
“Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes. Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar”, tha ai.
“Pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së”,tha tutje Mehaj.