TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehaj: SHBA do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me FSK-në

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Mehaj: SHBA do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me FSK-në

Mehaj në Facebook tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën e sigurisë dhe mbështetjen e pazëvendësueshme të SHBA-së për Kosovën.

“Me këtë rast, përveç diskutimit mbi situatën e sigurisë, Ambasadorit Hovenier edhe njëherë i shpreha mirënjohjen e thellë për SHBA-në në mbështetjen e pazëvendësueshme për Kosovën në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, tha ai.

Tutje, ministri Mehaj ritheksoi faktin se mbështetja e SHBA-së është jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së.

Bëhet e ditur se gjatë takimit Mehaj, njoftoi diplomatin amerikan për nivelin e përgatitjeve për stërvitjen “Defender-Europe’23” në koordinim me SHBA dhe vendet tjera aleate, si dhe vullnetin e gatishmërinë e plotë për pjesëmarrje në operacionet e përbashkëta paqeruajtëse.

“Gjithashtu, i ritheksova faktin e fuqishëm se mbështetja e deritashme e SHBA-së ka qenë dhe është jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së. Gjithashtu, e njoftova edhe me nivelin e përgatitjeve për Stërvitjen “Defender-Europe’23” në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me SHBA-në dhe vendet tjera aleate, si dhe vullnetin e gatishmërinë e plotë për pjesëmarrje  në operacionet e përbashkëta paqeruajtëse”, shkroi Mehaj.

Kurse në fund ministri tha se të dy ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Në fund, të dy ishim të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë”, shkroi ai.

Tags: ambasadori jeffreyFSKMehajSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Deputeti i PDK-së paralajmëron inicimin e procedurave për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Aleanca propozon ndryshimin e Ligjit për Pensionet

Të paktën 11 të vdekur dhe 50 të plagosur nga dy aksidente masive në autostradë në Bullgari

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU Prishtina paralajmëron shkyçje për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Aleanca propozon ndryshimin e Ligjit për Pensionet

Brajan Gruda, dribluesi më i mirë në Evropë

Brajan Gruda, dribluesi më i mirë në Evropë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën