TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mehaj pret një delegacion nga Norvegjia, flasin për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje e siguri

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Mehaj pret një delegacion nga Norvegjia, flasin për rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje e siguri

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit të Kosovës me Norvegjinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në fushën e edukimit dhe arsimimit, si dhe arritjen e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit në mes të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve.

“Në Ministrinë i Mbrojtjes, kam pritur në takim delegacionin nga Mbretëria e Norvegjisë, të kryesuar nga Kjersti C Klaeboe, drejtore e Përgjithshme e Departamentit të Politikës së Personelit, Kompetencës, Integritetit dhe Shërbimeve të Përbashkëta Ligjore të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë. Gjithashtu, pjesë e delegacionit ishte ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë. Në këtë takim dikutuam për rritjen e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Norvegjinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në fushën e edukimit dhe arsimimit, si dhe arritjen e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve”, ka shkruar ai.

Mehaj ka falënderuar Norvegjinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Falënderim për shtetin norvegjez për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ndihmën e dhënë për luftimin e pandemisë me Covid-19, si dhe në shumë fusha tjera. Theksova se shteti norvegjez ka qenë dhe është i përkushtuar për mbështetjen në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë”, tha ai. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën