Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot gjeneralin amerikan, Wesley Clark me të cilin ka diskutuar për situatën e tanishme në veri dhe uljen e tensioneve.
Ai tha Kosova do të ‘rrugëtojë’ krahë aleatëve të saj e sidomos me SHBA-të.
“Në vazhdën e kosnultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot kishim një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark.
Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm.
Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t’i kontribuonte paqes. Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së”, ka shkruar ai.