Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Medon Berisha është i bindur se skuadra e Lecces do të jetë pjesë e Serie A të Italisë edhe sezonin e ardhshëm. Lecce po lufton për mbijetesë por xhiron e fundit barazoi 1:1 ndaj Venezias, ndeshje që sipas Berishës është dashur të fitohet.
Aktualisht, Lecce është në vendin e 17-të në elitën e futbollit italian me 26 pikë të mbledhura, dy më shumë se pozita që dërgon në Serie B sezonin tjetër. “Ne jemi pak të zhgënjyer. Tifozët tanë duhet të na ndihmojnë për të na shpëtuar, ata janë shumë të rëndësishëm për ne, kemi nevoje për mbështetjen e tyre. Por siç e thashë jemi të zhgënjyer, sepse e dinim se mund të kishim fituar. Por ne mbetemi pozitivë”, u shpreh Berisha. 21-vjeçari këtë sezon ka 13 paraqitje në Serie A, ku e ka bërë edhe një asistim.