TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mediumi spanjoll: Kosova pak nga pak po fiton më shumë njohje brenda BE-së

nga teve1
2 vjet më parë
0
A A
Mediumi spanjoll: Kosova pak nga pak po fiton më shumë njohje brenda BE-së

Kosova pak nga pak po fiton më shumë njohje brenda Bashkimit Evropian (BE), kështu shkruan e përditshmja spanjolle “El Periodico”, referuar vendimit të fundit për liberalizimin e vizave, që hyri në fuqi të hënën.

“Masa e re, e cila është zbatuar pas aktivizimit të sistemit të ri evropian të informacionit dhe autorizimit të udhëtimit, përcakton se kosovarët mund të hyjnë dhe të qëndrojnë maksimumi 90 ditë (të rinovueshme pas gjashtë muajsh) në vendet e bllokut. Një përparim për të cilin Prishtina kishte punuar që nga pavarësia e vetëshpallur në vitin 2008 (me të cilën edhe u nda përfundimisht nga Serbia), gati 16 vjet më parë.

Reklamë

Kjo i jep fund anomalisë së Kosovës, një territor që vitin e kaluar paraqiti kandidaturën për të hyrë në BE, por që ishte edhe i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzonte këtë liri për sa i përket vendeve të zonës Shengen. Në këto rrethana, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar këtë të hënë në aeroportin e Prishtinës për të përshëndetur një nga grupet e para të udhëtarëve që janë nisur për në Vjenë”, shkruan gazeta spanjolle.

Tutje ajo përmend Spanjën si një nga shtetet mos njohëse, dhe një nga vendet që nuk e ka kundërshtuar drejtpërdrejt masën, por ka mbajtur një qëndrim konfuz se si do ta menaxhojë vendimin e marrë.

Polemika me Spanjën

Nga ana tjetër, ajo që nuk ka marrë fund është polemika me Spanjën, një vend që nuk e ka kundërshtuar drejtpërdrejt masën, por ka mbajtur një qëndrim konfuz se si do ta menaxhojë vendimin e marrë. Prillin e kaluar, zëdhënësi i Drejtësisë i Komisionit Evropian, Christian Wigand, zbuloi se Spanja ishte i vetmi vend që kundërshtoi njohjen e “dokumenteve të udhëtimit të Kosovës”. “Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm me vizat e tyre në të gjitha vendet, përveç një vendi të Shengenit”, shtoi ai.

Lajmi është përshëndetur nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian (BE), spanjolli Josep Borrell. “Një vendim historik i BE-së hyn në fuqi. Qytetarët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë në hapësirën pa viza të BE-së. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në,” shkroi Borrell në llogarinë e tij personale në X , dikur Twitter.

Edhe më euforik, Thijs Reuten, eurodeputeti holandez përshëndeti heqjen e regjimit të vizave duke thënë se “Kosova është Evropë”. “Më në fund! Pas viteve të vonesave totalisht të panevojshme, që nga sot, lirimi i vizave për udhëtim në BE është efektiv për të gjithë qytetarët e Kosovës. Hapi tjetër: procesimi i aplikimit për statusin e kandidatit”, komentoi  Reuten.

Vendimi vjen gjithashtu pasi, papritur, Serbia vendosi vetëm një javë më parë të lejojë automjetet me targa të Kosovës të hyjnë në atë vend, duke i dhënë fund kështu një krize që ishte përkeqësuar në dy vitet e fundit, në momente kur presidenti serb Aleksandar Vuçiq përballet me një situatë të re, valë protestash qytetare kundër tij, përfundon shkrimi i El Periodico.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Edhe 10 ditë afat për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Policia gjermane nis hetimet për aksidentin mes autobusit nga Kosova dhe kamionit, dëmet materiale rreth 150 mijë euro

Policia gjermane nis hetimet për aksidentin mes autobusit nga Kosova dhe kamionit, dëmet materiale rreth 150 mijë euro

​Shala: Haxhiu nuk ka të drejtë të rikandidohet për kryetare të Kuvendit

​Shala: Haxhiu nuk ka të drejtë të rikandidohet për kryetare të Kuvendit

Godet dy zyrtarë policorë, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt në Ferizaj

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Policia në Mamushë arreston të dënuarin për falsifikim dhe krim kibernetik

39 aksidente në trafik me persona të lënduar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Vetura godet një person në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, krijohen kolona të gjata

FFK konfirmon gjyqtarët në “play-off” të Ligës së Konferencës

FFK konfirmon gjyqtarët në “play-off” të Ligës së Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X