TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri

by tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri

Mediat në Serbi kanë shpërndarë së fundmi një valë dezinformatsh duke deformuar deklaratën e kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti i cili tha se në Qeverinë Kurti 3 do të investojë 1 miliard euro për mbrojtje.

Mediat serbe këtë e kanë paraqitur si kërcënim të shtetit të Kosovës për Serbinë.

Përmes titujve të tillë si “Përgatitet sulm i përgjithshëm ndaj Serbisë” dhe “Kurti paralajmëron gjakderdhje”, këto media synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe paniku, duke shpërndarë dezinformata rreth Kosovës.

Për më tepër, përdorimi i frazave të tilla dramatike si “sulm i përgjithshëm” apo “gjakderdhje” nuk ka asnjë bazë faktike. Ato janë krijuar për të manipuluar emocionet e lexuesve dhe për të mbjellë ndjenja të urrejtjes dhe frikës, duke krijuar një narrativë të rreme që përshkallëzon tensionet. Këto media nuk ofrojnë një analizë të plotë të fakteve, as një kontekst të qartë mbi qëllimet e politikës së sigurisë të Kosovës, duke shmangur informacionin që i tregon këto veprime si masa të domosdoshme mbrojtëse dhe paqeje.

Në vijim The Geopost ofron një pasqyrim të gjithë kësaj:

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili dje u votua unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje si kandidat për formimin e qeverisë së re, gjatë fjalimit të tij të gjerë foli edhe për aspektin e sigurisë, ku deklaroi se për ushtrinë do të ndahen mbi një miliard euro gjatë mandatit të ardhshëm, duke paralajmëruar gjithashtu zhvillimin e dronëve ushtarakë “Made in Kosova”.

Kështu, gazeta Kurir me titullin dhe termat në tekst si “sulm i përgjithshëm” dhe “njësi e përbashkët” – shprehje që sjellin imazhe të aksioneve ushtarake, sulmeve dhe përshkallëzimit të konfliktit – i dha bashkëpunimit ushtarak të dy shteteve (Kosovës dhe Shqipërisë) dozën më të lartë të sensacionalizmit dhe dramatizimit. Kështu arrihet të tërhiqet menjëherë vëmendja, por edhe të shpërndahet frika dhe paniku.

Titulli në Kurir (Po përgatitet sulm i përgjithshëm ndaj Serbisë! Kurti paralajmëroi krijimin e njësisë së përbashkët të të ashtuquajturës FSK dhe ushtrisë shqiptare) nënkupton se Kurti (ose Kosova) po udhëheq një fushatë agresive kundër Serbisë. Në vend që të jetë objektiv, titulli ndërton narrativën e antagonizmit dhe armiqësisë.

Bëhet fjalë për titull polarizues që nuk jep asnjë informacion mbi kontekstin e deklaratës reale – p.sh. a e përmendi vërtet Kurti “njësinë e përbashkët”. Kjo mungesë i informacionit shtesë ose citimeve krijon hapësirë për dezinformim dhe keqinterpretim të ngjarjes.

Kjo retorikë manipulon emocionet themelore të njerëzve – frikën nga lufta, solidaritetin kombëtar dhe mbrojtjen e territorit. Një ambient i tillë shpesh përdoret për të forcuar qëndrime të caktuara politike ose ideologjike te lexuesit.

Duke përdorur një titull të tillë që nënkupton se Kurti është në sulm ndaj Serbisë, lexuesi orientohet ta shohë Kosovën si kërcënim, në vend si subjekt me qëndrime ose kërkesa të veta. Kjo forcon narrativën “ne kundër tyre” dhe thellon polarizimin në hapësirën publike.

Në tekstin e mediave si Novosti (titulli: Po përgatitet sulm i përgjithshëm ndaj Serbisë: Kurti konfirmoi se po përgatitet për gjakderdhje), përdoren shprehje si “sulm i përgjithshëm” dhe “gjakderdhje”, retorikë që alarmon lexuesin dhe nxit reagim emocional, pa përdorur raportim objektiv. Ky sensacionalizëm synon të ngrejë emocionet më të ulëta, si frika dhe urrejtja.

Përdorimi i termit “gjakderdhje” shërben jo vetëm për të alarmuar, por edhe për të drejtuar lexuesin kah një narrativë politike e caktuar, paraqitjen e Kurtit si agresor dhe kërcënim për stabilitetin, pa mbështetje në fakte konkrete.

Titulli dhe nëntitulli nuk ofrojnë asnjë alternativë, koment ose analizë të sfondit që do të mundësonte një perceptim më të informuar të situatës – reduktohen vetëm në një konstruksion propagandistik.

Një mesazh i ndërtuar në këtë mënyrë automatikisht e vendos lexuesin në pozicion mbrojtës: Kurti paraqitet si armiku aktual, gjë që forcon ndarjen dhe rrit tensionet shoqërore.

Teksti në gazetën Politika thekson se Albin Kurti, kryeministër në detyrë, shpalli se gjatë katër viteve të ardhshme do të ndajë mbi një miliard euro për “ushtritë Kosovës” dhe zhvillimin e dronëve, përfshirë formimin e njësisë së përbashkët me Shqipërinë.

Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për një strategji legjitime mbrojtëse dhe forcim të kapaciteteve të sigurisë, që ka mbështetje ndërkombëtare dhe se tensionet rajonale shpesh nxiten nga Serbia si shkak për këto masa.

Për lexuesin vendas, veçanërisht në Serbi, titulli mund të shkaktojë ndjenjë të kërcënimit të menjëhershëm ose agresionit.

Theksimi vetëm i dimensionit ushtarak lë anash kontekstin më të gjerë, p.sh. bashkëpunimin me partnerët e NATO-s, Shtetet e Bashkuara, masat e domosdoshme për operacionet, ose zhvillimin institucional.

Titulli në Politika krijon atmosferë sensacionale dhe qartazi shkakton reagim emocional, pa kontekstualizuar mjaftueshëm faktet. Kjo rrit polarizimin dhe tensionet, sidomos në Serbi, ku temat si Kosova shpesh interpretohen përmes kornizës së kërcënimit dhe identitetit.

Teksti në gazetën Alo me titullin që nis me thirrjen “Po përgatitet sulm i përgjithshëm ndaj Serbisë!”, menjëherë e hedh lexuesin në ambient frike dhe paniku. Përdoret gjuhë militariste për të krijuar përshtypjen e një rreziku të menjëhershëm, edhe pa marrë parasysh faktet që teksti në të vërtetë i sjell.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Azemi: Këtë vit 26 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës

Azemi: Këtë vit 26 punëtorë kanë vdekur në vendin e punës

Osmani përkrah protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Osmani përkrah protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Vazhdon i mbyllur për publikun gjykimi në rastin “Gylenistët”

Caktohet seanca ndaj tre serbëve që dyshohen për krime lufte në Kosovë, gjykata iu bën thirrje të dorëzohen

Në këto komuna përfundon verifikimi i votave

Në këto komuna përfundon verifikimi i votave

Venhari: Persona të Vuçiqit qëndruan afër vendvotimeve në veri – ndikimi i Listës Serbe ende i rrezikshëm

Venhari: Persona të Vuçiqit qëndruan afër vendvotimeve në veri – ndikimi i Listës Serbe ende i rrezikshëm

Erdogan: Marrëveshja për Gazën në Egjipt mund të shënojë një moment të ri

Erdogan: Marrëveshja për Gazën në Egjipt mund të shënojë një moment të ri

Hendbollistet e Kosovës përballen me Francën

Hendbollistet e Kosovës përballen me Francën

Peci njofton padi për falsifikim të rezultateve të votimit në Mitrovicën e Jugut

Peci njofton padi për falsifikim të rezultateve të votimit në Mitrovicën e Jugut

Të lumtë Lumbardh! Dellova shkëlqen në fushë-bënë shqiponjën në mes të Rumanisë

Dellova nis stërvitjet te CSKA

Kompanitë ajrore kineze kundërshtojnë ndalimin e SHBA-së për fluturimet mbi hapësirën ajrore ruse

Kompanitë ajrore kineze kundërshtojnë ndalimin e SHBA-së për fluturimet mbi hapësirën ajrore ruse

Ramiz Lladrovci paralajmëron rikthimin në PDK pas fitores në Drenas

Ramiz Lladrovci paralajmëron rikthimin në PDK pas fitores në Drenas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën