TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mediat ndërkombëtare: Zgjedhja e Shiroka-Pulës shmangu zgjedhjet e reja

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Mediat ndërkombëtare: Zgjedhja e Shiroka-Pulës shmangu zgjedhjet e reja

Mediat kryesore ndërkombëtare e kanë paraqitur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës si rezultat të një marrëveshjeje politike që i mundësoi vendit t’i shmangte zgjedhjet e reja parlamentare.

Reuters, Associated Press (AP) dhe Agence France-Presse (AFP) theksojnë se votimi u zhvillua në minutat e fundit para skadimit të afatit kushtetues, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin e ligjit që rregullon Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas Reuters dhe AP, Kuvendi e zgjodhi Shiroka-Pulën me 81 vota, në një seancë të gjatë dhe të tensionuar. Mediat e lidhin drejtpërdrejt votimin me krizën e gjatë politike, e cila ka sjellë bllokim institucional dhe dy palë zgjedhje të parakohshme.

Reuters vlerëson se dështimi për zgjedhjen e presidentes do ta çonte vendin sërish në zgjedhje, ndërsa AP e përshkruan votimin si një moment të rëndësishëm për kapërcimin e krizës politike.

Në fokus të raportimeve është edhe ligji për Dhomat e Specializuara. AFP thekson se ndryshimet, të miratuara pak para zgjedhjes së presidentes, synojnë të kufizojnë kompetencat e gjykatës, përfshirë kufizimin e dënimeve, mundësinë e vuajtjes së tyre në Kosovë dhe zgjerimin e mundësive për falje presidenciale.

Mediat nënvizojnë se ndryshimet nuk prekin dënimet e dhëna tashmë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët mund t’i apelojnë ato përmes procedurave ekzistuese.

Al Jazeera e vendos zhvillimin në një kontekst më të gjerë të përplasjeve politike dhe protestave pas dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së. Ajo thekson se lidhja e votimit për presidente me ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara ka qenë pjesë e një negocimi politik të kontestuar.

Analistët e cituar nga kjo media paralajmërojnë se çështja e Hagës mund të vazhdojë të ndikojë në politikën e brendshme të Kosovës. Protestat dhe përplasjet me policinë, përfshirë përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujitësve të policisë, janë gjithashtu pjesë e raportimeve.

Në përgjithësi, mediat ndërkombëtare e shohin zgjedhjen e Shiroka-Pulës si shmangie të një krize të re institucionale dhe të zgjedhjeve të parakohshme, por theksojnë se marrëveshja që e mundësoi atë ka lidhur dy çështje të ndjeshme: zgjedhjen e presidentes dhe ndryshimin e kompetencave të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Tags: justina shiroka pulaTeve1zgjedhja
ShareTweet

Postime të ngjashme

“I papranueshëm, turp” – Aktgjykimi që dëshpëroi sërish veteranët

“I papranueshëm, turp” – Aktgjykimi që dëshpëroi sërish veteranët

“Nëse vazhdon heshtja, do ta shfrytëzojmë të drejtën për protestë” – Paralajmërohet protestë para zyrës së BE-së pas vendimit në Hagë

“Nëse vazhdon heshtja, do ta shfrytëzojmë të drejtën për protestë” – Paralajmërohet protestë para zyrës së BE-së pas vendimit në Hagë

“Çdo ditë që i mbajnë peng aty është një padrejtësi”- kundërshtohet vendimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“Çdo ditë që i mbajnë peng aty është një padrejtësi”- kundërshtohet vendimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të sigurisë në punë

Edhe Kazakistani e mposht Kosovën U19

Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti

Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat

Shiroka-Pula: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të tyre

Shiroka-Pula: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ngre shqetësime për respektimin e të drejtave të tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën