tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

​Me urdhër të Speciales i konfiskohet telefoni vëllait të Salih Mustafës

tëvë1 nga tëvë1
13/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Me urdhër të Speciales i është konfiskuar telefoni Arben Mustafës, vëllait të ish-komandant Calit. Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala, sipas së cilit klienti i tij nuk ka kryer ndonjë vepër penale e as pengim të administrimit të drejtësisë.

Ai ka bërë të ditur se telefoni i është konfiskuar sot në bazë të dyshimit për kryerje të veprës penale të pengimit të drejtësisë.

“Po, i është konfiskuar telefoni. Ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale dhe është bërë në bazë të urdhëresës së gjykatës së Dhomave të Specializuara. Bëhet fjale për pengim të drejtësisë. Prokuroria do të bëjë ekzaminimin këtij telefoni dhe në bazë të rezultateve do të rezultoi a mbështetët ai dyshim apo jo, për çka unë besoj që nuk ka me u vërtetu ai dyshim. Aq sa kam unë informata nuk besoj që klienti im Arben Mustafa ka kryer ndonjë vepër penale, por as pengim të drejtësisë”, ka thënë Shala.

Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata Speciale e ka dënuar në shkallë të parë Salih Mustafën më 26 vjet burg pasi është shpallur fajtor për akuzat për krime të pretenduara të luftës./kp

Newcastle argëtohet ndaj Sheffield United

24/09/2023

Atletico Madrid – Real Madrid, formacionet zyrtare

24/09/2023

Njësia Speciale: I plagosur dhe në gjendje të rëndë, arrestohet terroristi

24/09/2023

Dioqeza Rashkë-Prizren: Personat e armatosur janë larguar nga Manastiri i Banjskës

24/09/2023

Kurti: Kemi të bëjmë me strukturë mercenare të përkrahur nga Beogradi

24/09/2023

Bashkimi nis mbarë, fiton në Suharekë ndaj Yllit

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.