TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Më shumë se 300 ndeshje të luajtura, por asnjë gol i shënuar. Si trajner i besojnë misionin e mbijetesës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Më shumë se 300 ndeshje të luajtura, por asnjë gol i shënuar. Si trajner i besojnë misionin e mbijetesës

Nuk ka gëzim më të madh për një futbollist se sa në momentin kur topi i goditur prej tij kalon vijën fatale dhe shkund rrjetën e kundërshtarëve. Sigurisht, nisur edhe nga roli në fushë, disa futbollistë e shijojnë pak ose rrallë këtë ndjesi.

Megjithatë, edhe pse duket e çuditshme, ka edhe nga ata të cilët nuk e kanë provuar kurrë si është të festosh një gol në elite dhe jo kur bëhet fjalë për seanca stërvitore.

Fati i keq në këtë rast është për Alessandro Agostini i cili nga sezoni 1994-1995 është i vetmi lojtar në Serie A (përjashto këtu portierët) që ka grumbulluar 337 ndeshje, por pa arritur të shënojë në asnjë prej tyre. I lindur në vitin 1979 dhe i rritur në sektorin e të rinjve të Fiorentinës, Agostini u dërgua në huazim në vitin 1998 te Pistoiese me të cilën shënoi golin e vetëm në karrierë, në Kupën e Italisë. Pas një huazimi tjetër te Ternana këtë herë, rikthehet në shtëpi te Fiorentina në sezonin 2001-2002. Një sezon i cili përkon me një dështim total të klubit vjollcë që rrëzohet një kategori më poshtë dhe falimentimin e shoqërisë.

Në vazhdim, Agostini huazohet te Empoli, që e dërgon më pas te Siena dhe nga aty vjen Cagliari në vitin 2004. Në klubin nga Sardenja, Agostini qëndron për tetë vite por për të shënuar gol nuk bëhet fjalë edhe pse koleksionon 266 paraqitje me fanellën kuqeblu. Por, fati nuk ndryshon as kur transferohet te Torino e më pas te Verona ku mbyll karrierën në vitin 2015.

Kështu, sipas statistikave të Opta, Agostini nga sezoni 1994-1995, bëhet i vetmi lojtar pa përfshirë portierët që luan mbi 300 ndeshje, saktësisht 337 pa arritur të shënojë të paktën një gol. Për ironi të fatit, tashmë Agostini në rolin e trajnerit zëvendëson Mazzarin te Cagliari dhe do të jetë ai i cili duhet të bëjë skuadrën të gjejë rrugën e rrjetës nëse kërkon të mbijetojë në Serie A, edhe pse ai nuk është mësuar ta dërgojë topin pas shpinës së portierëve kundërshtarë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën