TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Më përjashtuan për bindje politike…Duhet me i mshel sytë se është njeri i LDK-së” – Ish-gjyqtari i futbollit Jakup Musolli me akuza të rënda për drejtuesit e Lidhjes Rajonale të Prishtinës

by tëvë1
1 vit ago
4
A A
“Më përjashtuan për bindje politike…Duhet me i mshel sytë se është njeri i LDK-së” – Ish-gjyqtari i futbollit Jakup Musolli me akuza të rënda për drejtuesit e Lidhjes Rajonale të Prishtinës

Screenshot

Ish-gjyqtari i futbolit Jakup Musolli ka bërë akuza të rënda ndaj drejtuesve të Lidhjes Rajonale të futbollit, të Prishtinës për ndikime politike.

Në emisionin qendror të sportit në Tëvë 1, “VAR”, ai ka përmendur disa raste kur drejtuesit e Lidhjes i kanë thënë atij edhe t’i mbyll sytë sepse “ai është njeri ynë, njeri i LDK-së”.

Musolli ka përmendur arsyet që e quan në përjashtimin e tij  si gjyqtar i futbollit dhe nga Lidhja Rajonale e Prishtinës, madje duke i përmendur me emra të gjithë ata që sipas tij ishin fajtor për përjashtimin e tij.

“Unë jam i përjashtuar nga lidhja rajonale e Prishtinës. Shumica më njihni, unë për 21 vjet kam qenë gjyqtar dhe fatmirësisht asnjë ankesë nuk është bërë në emrin tem. Jam munduar me qenë sa më korrekt. Jam njohës shumë i mirë i rregullave të futbollit”, ka thënë Musolli, duke përmendur një nga një arsyet.

“Arsyeja numër një pse unë jam i përjashtuar janë bindjet e tyre politike. Një anëtar i rajonit të Prishtinës, më thirr në telefon, sepse kush më njeh, unë jam njeri i drejpërdrejt, unë jam përkrahës i Albin Kurtit. Por vlen të përmendet, thotë ‘mos posto material propagandistik’.

I njëjti njeri që më thirr mua, i kam edhe mesazhet, me gjuhën më të ultë më ofenduese i kundërvihet një deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Arsyeja e dytë, pse unë e kam pas kolegë Xhafer Zeqirin e ndjerë, se unë kam nejt me të edhe ajo e pengon Ismail Ajetin, Bajram Krasniqin, Ergyn Janovaliun, Ardian Llumnicën, Burim Murselin, e shumë të tjerë.”

Musolli përmend rastin, kur sipas tij pati ndërhyrje direkte dhe politike, kur ishte si vëzhgues i një ndeshjeje në Merdar.

“Isha në një ndeshje në Merdar, një shkollë futbolli e Podujevës, kundër një shkolle tjetër, dy gjyqtarë të ri, derisa e plotësova protokollin edhe e fillojmë ndeshjen.

Në momentin e parë që kemi dalë në fushë e kam vërejt që ekipi vendës nuk ka mjek. I kam paralajmëruar për hir të fëmijëve iu lejoj të luani 25 minuta, përndryshe nëse nuk e sjellni mjekun, lojë këtu nuk ka. Më thirr në telefon Bajram Krasniqi prej Prishtinës më thotë duhet me i mshel sytë, ai është njeri jonë, është njeri i LDK-së. Unë në sport nuk njoh LDK, PDK, Vetëvendosje. Unë i njoh vetëm rregulloret”, ka thënë Musolli.

Për më shumë deklarata të këtij rasti dhe të tjera, ndiqni emisionin e plotë të VAR-it, mëposhtë:

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshimet për mbetje mortore në Zubin Potok, Prokuroria njofton arrestimin e dy personave

​Mediat ndërkombëtare raportojnë për gjetjet e fundit të varrezave masive të luftës në Kosovë

Zhegrova shënon supergol ndaj Chelseat

Zhegrova shënon supergol ndaj Chelseat

Trajneri Artiga flet për Dakun

Daku merr numrin 19 te Spartaku i Moskës

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështon, Haxhiu: Vetëm unë dhe Rexhepi ishim të pranishme

Vaji i palmës në qumësht, Haxhiu kërkon tërheqjen e produkteve nga tregu dhe përfshirjen e Prokurorisë

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Gjykata Supreme i kundër-reagon Qeverisë në detyrë: Reagimi për aktgjykimin përbën ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Edhe Supremja ia vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë

​S’ka kuorum, ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës publikon rendin e ditës për seancën e nesërme konstituive

Marrëveshja e mundshme VV – LDK – Cilat mund të jenë “kushtet” për një koalicion?

Takohen sërish Kurti e Abdixhiku

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet në vlerë 500 mijë euro të një shtetasi të huaj

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria për intervistimin e Aliut: U pyet për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”

Nga sot mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Nga sot mbyllet rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën