TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Më pak raste me rriqra këtë vit në Malishevë

Ndonëse Malisheva vazhdon të konsiderohet zonë e prekur nga rriqrat, këtë vit është shënuar ulje e numrit të rasteve krahasuar me vitet e kaluara. Autoritetet thonë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast infektimi, ndërsa po vazhdon dezinfektimi në zonat më të rrezikuara.

by Adea Mustafaj
1 muaj ago
1 0
A A

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave.

Një nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva.

Ndërsa Caralluka vazhdon të konsiderohet si fshati ku janë regjistruar më së shumti raste ndër vite.

Megjithatë, banorët e këtij fshati thonë se këtë vit, situata është dukshëm më e qetë dhe se janë evidentuar vetëm raste të pickimeve.

“Në fillim këtu ka do vite pak më të hershme ka qenë situatë pak më kritike, por me intervenimin e Komunës edhe Ministrisë së Bujqësisë, situata për momentin është stabile. Ka disa raste të vogla, por nuk janë sa me thonë raste kritike”, tha banori Ruzhdi Krasniqi.

E përveç qytetarëve, Ruzhdi Krasniqi, fermer në këtë fshat, tregon se rriqrat zakonisht ngjiten edhe në pjesët më të ndjeshme të trupit të kafshëve.

“Më së shumti rriqni ngjitet nëpër vende të holla. Për shembull te lopët ndikon te gjiri, kur t’i mjelum i kqyrim, i pastrojmë, ja hekim atë. Por lopët para një muaji, një muaj e gjysëm ka intevenu veterinaria në Malishevë, i kemi stërpik shtallën, lopët. Për momentin janë qetë”.

Se këtë vit ka pasur më pak raste e thonë edhe nga Komuna e Malishevës.

“Nëse bëjmë krahasim të numrit të rasteve, mund të themi që këtë vit kemi më pak raste. Ndoshta pse ka qenë moti jo i mirë në fillim të vitit, ka qenë më i ftohtë dhe kanë filluar më vonë të paraqiten rastet. Ndoshta për shkak të dezinsektimit, repelimit, e të tjera. Domethënë, edhe moti, por edhe zbatimi i masave ndikojnë sigurisht. Por, ashtu siç e thashë, e mira e gjithë kësaj është se nuk kemi raste të infeksionit”, tha Artan Paçarizi nga Komuna e Malishevës.

Për të parandaluar përhapjen e rriqrave, Komuna thotë se ka vazhduar trajtimin e zonave endemike në bashkëpunim me institucionet qendrore.

“Në bashkëpunim edhe me nivelin qendror, përkatësisht me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, është duke u bërë dezinsektimi i zonave endemike, jo i gjithë territorit të Malishevës, sepse s’kanë paraparë ose s’kanë dhënë mjete për dezinfektim në tri vitet e ardhshme, por është duke u bërë në ato zona ku ka raste më shumë, ose ku regjistrohen raste më të mëdha të thumbimeve nga rriqrat”, tha ai.

Deri në muajin maj, në këtë komunë ishin raportuar 118 thumbime nga rriqrat, gjersa asnjë s’ishte infektuar.

Vite më parë, numri i pickimeve kishte arritur deri në mbi 800.

Periudha më e rrezikshme për paraqitjen e rriqrave konsiderohet të jenë muajt nga fillimi i pranverës deri në fund të stinës së verës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën