TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Më pak protestues më shumë dhunë, çfarë ndodhi për rreth 2 orë para parlamentit të Shqipërisë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Më pak protestues më shumë dhunë, çfarë ndodhi për rreth 2 orë para parlamentit të Shqipërisë

Ka përfunduar protesta e thirrur nga Sali Berisha para parlamentit të Shqipërisë. Qytetarët qëndruan për gati dy orë, ndërsa herë pas herë pati edhe tensione e përplasje me policinë.

Protestuesit në disa momente hodhën në drejtim të efektivëve lëndë piroteknike, shashka dhe sende të forta, e për pasoja mbetën të lëndua 3 policë.

Një prej tyre mori dëmtime në sy, ndërsa dy të tjerët u dëmtuan në duar edhe në këmbë, por fatmirësisht për të tre lëndimet nuk kanë qenë serioze.

Pas përfundimit të protestës, policia ashtu si në 11 shkurt rrethoi zonën me shirit, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar, raporton abcnews.albania

Nisja e protestës:

Protesta ashtu siç ishte paralajmëruar nisi rreth orës 17:00, ndërsa Berisha doli në këmbë nga “selia blu” pak para kësaj ore për të marrë pjesë në seancën plenare.

Pak pas fillimit të seancës, seanca u pezullua për disa minuta për shkak të një problemi teknik, ndërsa jashtë Kuvendit nisën tensionet e para.

Fillimisht ishin 3 deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Luan Baçi dhe Luçiano Boçi, të cilët u përplasën me gardën me pretendimin se masa e dhënë ndaj tyre nuk përfshinte mos futjen e tyre në parlament, por vetëm heqjen e të drejtës së fjalës.

Një pretendim që nuk qëndronte ky pasi sipas rregullores së parlamentit, një masë e tillë nënkupton edhe mosprezencën fizike në parlament.

Vazhdimi i protestës:

Pasi protestuesit panë në “led wall” skenën e ofruar nga deputetët, nisën tensionet me policinë duke tentuar të çanin kordonin, por nuk ia arritën.

Në podium nisën ta mbaheshin fjalimet para dhe ku herë pas herë transmetohej ajo ç’ka ndodhte në ambientet e brendshme, me Berishën që bllokonte foltoren dhe futej live në “facebook” dhe Nokën që i binte pa ndalim bilbilit duke bërë zhurmuesin, ndërsa tensionet mes turmës dhe policisë u rritën.

Me Luçiano Boçin në krye, protestuesit u përplasën fizikisht me policinë, duke hedhur ndaj tyre lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke lënduar 3 efektivë.

Më vonë protestës iu bashkua edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Përfundimi:

Pas përfundimit të seancës plenare, e cila u mbyll me përjashtimin e Flamur Nokës, Berisha fillimisht foli për mediat në dalje të kuvendit, pak metra nga protestuesit dhe më pas mbajti një fjalim të shkurtër në podium para tyre.

Në fjalën e tij ish-kryeministri u shpreh se prania e qytetarëve ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për ta dhe kauzën e tyre, ndërsa fjalën e fundit e tha nga shkallët e “selisë blu” ku theksoi se beteja për revolucionin demokratik do të vazhdojë deri në fitore.

 

Tags: Parlamenti i ShqipërisëProtestaSali Berisha
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sulm me dron pranë aeroportit të Dubait

​Sulm me dron pranë aeroportit të Dubait

​Rusia rekrutoi spiunë nga Serbia: REL kishte informacion në tre vendime për incidentet në Paris dhe Berlin

​Rusia rekrutoi spiunë nga Serbia: REL kishte informacion në tre vendime për incidentet në Paris dhe Berlin

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

Rama uron 7 Marsin nga Manastiri: Gjuha jonë na lidh fort

Rama uron 7 Marsin nga Manastiri: Gjuha jonë na lidh fort

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Fraza të paharrueshme që kemi dëgjuar nga mësuesit tanë

Fraza të paharrueshme që kemi dëgjuar nga mësuesit tanë

SBASHK ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale

SBAShK uron 7 Marsin: Vlerësim për kontributin e mësuesve në arsim dhe edukim

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza uron Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit

Haxhiu: Kryeministër do të jetë Albin Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë

Haxhiu uron 7 Marsin: Mirënjohje për mësuesit që formojnë të ardhmen e vendit

Kollçaku kritikon mungesën e deputetëve opozitarë në seancë për zgjedhjen e presidentit

Kollçaku kritikon mungesën e deputetëve opozitarë në seancë për zgjedhjen e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën