TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Me këngë nacionaliste, serbët nga Kosova i shkojnë në takim Vuçiqit

200 serbë nga Zubin Potoku kanë udhëtuar në drejtim të Beogradit për të marrë pjesë në një takim të thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në videot që ka siguruar Tëvë1, serbët nga veriu shihen duke kënduar këngë nacionaliste me pankarta në duar, duke e bërë Kosovën si pjesë të “Serbisë”.

by Venhar Isufi
8 muaj ago
3 1
A A

Me këngë nacionaliste, e me pankarta në duar u nisën drejt Beogradit.

Në këtë video të siguruara nga Tëvë1, ky grup serbësh, në duar mbajtën edhe mbishkrimin “Kosova është serbi”.

Të martën, ata morën rrugë nga Zubin Potoku në Serbi, duke iu përgjigjur kështu ftesës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili do të mbajë një takim me mbështetës të tij më 15 prill.

Ish-deputeti në paralamentin serb, Dragan Sormaz thotë për Tëvë1 se serbët nga Kosova po kërcënohen nga Millan Radojiçiq me grupet e tij.

“Vuçiçi po provon të kopjojë këtë, kështu që do të bëjë marshet e veta, por me kë? Dhe kjo përgjigje ju mjafton, “me kë?” Mundet vetëm me serbët nga Kosova sepse këtu askush nuk do të përzihet sepse nuk dua t’i shohin që po bëjnë këtë. E ata (serbët nga Kosova) janë të nënçmuar me pak para që mund të merr dikush, të frikësuar nga ana e Radojçiçit dhe kriminelëve të tij, e mund të jetë edhe dikush nga ta në mesin e atyre 200 që po ecin me ta. Pastaj ai zgjedh ata si këmbësorë, të cilët veç janë xhiruar të barten me automjete të xhandarmërisë nga një vend në tjetrin, e pastaj i xhirojnë me kamerë si ecin pakëz në këmbë”, thotë Dragan Sormaz.

Profesori i kriminalistikës, Fatmir Çollaku, mendon se kjo mund të përdoret edhe për ngritje të tensioneve në veri.

Sipas tij, shumica e serbëve në veri e kanë kuptuar propagandën e presidentit serb, Vuçiq.

“Pa mëdyshje që kërkesat e tij për t’i dhënë detyra apo për t’i vënë në aksione në aktivitete, për interes së qeverisjes së tij, dhe politikës së tij, janë lojal janë një strukturë e caktuar. Popullata shumicë në veri kanë kuptuar edhe mashtrimet edhe kanë kuptuar demagogjinë e Vuçiqit dhe janë për jetë në veriun e Kosovës”, thotë Çollaku.

Çollaku tregon se si po instrumentalizohen disa grupe serbe në veri.

“Duke i instrumentalizuar përmes formave të ndryshme, gjatë mandateve të tij në qeverisjen e Serbisë përkatësisht në presidencë. Ai ka ushtruar ndikim dhe vazhdon të ketë edhe më tutje te serbët e veriut”, tha ai.

Në mënyra të ndryshme e të ndarë në grupe, muaj më parë, mbështetës të Vuçiq shkuan në Beograd për të kundërshtuar protestën e studentëve, ku po vazhdon të kërkohet largimi i Aleksandër Vuçiq nga posti i tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza: Ka ardhur koha për një qeveri që punon, presidentja duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve

Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i mirë

Selmanaj kritikon Edona Llalloshin për këngën kushtuar Albin Kurtit: Më vjen keq për këngëtaren që e kam vlerësuar më parë

Selmanaj kritikon Edona Llalloshin për këngën kushtuar Albin Kurtit: Më vjen keq për këngëtaren që e kam vlerësuar më parë

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

BE mbyll kapitullin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, fondet zhbllokohen në janar

Mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike kanë hyrë në Kosovë

Komuna e Prizrenit ndalon fishekzjarret prej 25 dhjetorit deri më 3 janar

​Liverpool gati 95 milionë euro për Nico Williams

​Liverpool gati 95 milionë euro për Nico Williams

Sot Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve

Sot Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve

Kryediplomati grek pritet të vizitojë Kosovën

Kryediplomati grek pritet të vizitojë Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën