TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Me kë po takohet kryeministri në detyrë në SHBA?

Prej gati një jave, kryeministri Albin Kurti, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimet që Kurti i ka zhvilluar deri më tani në SHBA, Lëvizja Vetëvendosje i vlerëson të nivelit të lartë. Mirëpo, kështu nuk mendojnë edhe analistët politikë.

by Florijeta Dernjani
10 muaj ago
0 0
A A

Që nga 25 shtatori, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë destinacioni i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në SHBA, Kurti u takua me diplomatë të shteteve evropiane, si dhe me kongresistë amerikanë, si Keith Self, George Latimer e Mike Laëler.

Përgjatë qëndrimit në Amerikë, pjesa dërrmuese e takimeve që Kurti ka zhvilluar kanë qenë me përfaqësues të disa Instituteteve atje dhe me shqiptarë që aktivitetin e shtrijnë në Amerikë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Nezir Kraki, vlerëson se këto ishin takime me zyrtarë të rëndësishëm në Amerikë.

“Zoti Kurti është takuar me shumë senatorë, kongresmenë dhe komunitetin shqiptaro – amerikan. Senatorët e kongresmenët janë megjithatë zyrtarë të lartë. Kjo java e Diplomacisë në kuadër të Mbledhjeve të OKB-së, ku shkojnë 140 vende nga e gjithë bota, nuk është se të gjithë shkojnë me ftesa zyrtare të State Departament apo Shtëpisë së Bardhë. Nuk është se të gjithë liderët që gjenden këtë javë në Nju Jork kanë takime tetë a tetë me Donald Trump apo Marco Rubio”, ka thënë Kraki.

Megjithatë, këto takimeve që Kurti i zhvilloi në SHBA, politologu Albionit Maloku, nuk i vlerëson aq lartë.

“Vizita e deputetit Kurti dhe takimet e tija me homologë deputetë, senatorë e kongresmenë, është në vija krejtësisht normale, shto faktin se ai është kryetari i subjektit më të madh politik të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe vitit rrjedhës”, është shprehur tutje Maloku.

Sipas Malokut, është e pritshme mosrealizimi i takimeve të nivelit të lartë, për shkak se vet vizita e Kurtit në SHBA, nuk ka qenë e paralajmëruar.

“Unë konsideroj që edhe nuk është paralajmëruar se do të ketë diçka të tillë më përpara. Shfrytëzimi i vizitës në SHBA nga ana e zotit Kurti për të shpjegu edhe raportin e tij me situatat aktuale të cilat po ndodhin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, gjithsesi se është e mirë për arsye se ai po shpjegon percepsionin e tij dhe të vërtetën e tij”, ka përfunduar Maloku.

Krahas Kurtit, në SHBA po qëndrojnë edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Në LDK po zhvillohet një betejë mes atyre që anojnë kah PDK-ja dhe atyre që anojnë kah VV-ja

Spahiu: Në LDK po zhvillohet një betejë mes atyre që anojnë kah PDK-ja dhe atyre që anojnë kah VV-ja

Haradinaj: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet detyrë kombëtare

Haradinaj: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet detyrë kombëtare

Cila është zgjidhja e vetme që i ka mbetur LVV-së sipas Kim Mehmetit?

Cila është zgjidhja e vetme që i ka mbetur LVV-së sipas Kim Mehmetit?

​Zjarri u merr jetën tre zjarrfikësve në Greqi

“Info Nata”- 29.07.2026

Avokati kërkon shqyrtim të punës së Prokurorisë në Serbi për rastin “Panda”

Avokati kërkon shqyrtim të punës së Prokurorisë në Serbi për rastin “Panda”

Mehmeti: Kosova është peng i grindjeve partiake, partitë po e vendosin interesin e tyre mbi shtetin

Mehmeti: Kosova është peng i grindjeve partiake, partitë po e vendosin interesin e tyre mbi shtetin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën