TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Më dhemb shpirti”, ish-futbollisti: United do të pendohet për Conten!

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
“Më dhemb shpirti”, ish-futbollisti: United do të pendohet për Conten!

Një nga emrat që është lidhur më së shumti për rolin e trajnerit te Manchester United, ka qenë Antonio Conte. Megjithatë, tekniku italian në fund u emërua në krye të Tottenham duke rezultuar një faktor kryesor në kualifikimin e skuadrës londineze në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Nga ana tjetër, Djajtë e Kuq pasi shkarkuan Ole Gunnar Solskjaer, emëruan Ralf Ragnick megjithatë austriaku nuk mundi t’i ndryshonte fytyrë skuadrës duke e mbyllur kampionatin në vendin e gjashtë. Ndërkohë, ish-futbollisti i United, Patrice Evra së fundmi shprehet i bindur se me Conten historia do të kishte marrë një tjetër rrjedhë. “Më dhemb shpirti për Conten sepse unë mendoj se ai së bashku me Klopp dhe Guardiola, janë trajnerët më të mirë në qarkullim.

Por, disa njerëz në klubin e United vendosën që Conte nuk përfaqëson stilin e tyre, por ai do të kishte bërë një punë të madhe me skuadrën. Mjafton të shohësh si ndryshoi Tottenham, i dërgoi në Champions League. Prandaj them se më dhemb, pasi kisha bindjen se Conte do të arrinte rezultate me United. Tani klubi ka zgjedhur Erik ten Hag dhe ai ka mbështetjen time, por le të shohim se çfarë do të mund të bëjë”, u shpreh Evra

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, neutralizohet pa incidente

Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai raporton rastin në Polici

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Të shtëna me armë dhe sulm në një lokal në Pejë, një person i lënduar

27 vjet nga Beteja e Koshares

27 vjet nga Beteja e Koshares

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën