TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

by Tëvë1
53 minuta ago
0
A A
​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Një ditë para ditës së zgjedhjeve në vendin tonë, shtetasit e Kosovës që jetojnë në 18 shtete të ndryshme të botës, do të mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike të vendosura në këto shtete.

Kjo është hera e tretë që Kosova do të organizojë votimin fizik në një numër të madh të shteteve ku kryesisht është e përqendruar mërgata.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka treguar për KosovaPress, se më 6 qershor do të hapen qendrat e votimit në 30 përfaqësitë diplomatike të shtetit të Kosovës për të mundësuar votimin e më shumë se 27,724 shtetasve të Kosovës, të cilët janë regjistruar dhe kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

“Më 6 qershor, procesi i votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata të shpërndara në 18 shtete të ndryshme të botës. Sipas kohës lokale, së pari votimi do të fillojë në ambasadën në Ankara dhe në konsullatën e Kosovës në Stamboll, për të vazhduar me hapjen e qendrave tjera në përfaqësitë diplomatike të vendosura në shtetet e Europës. Në fund, votimi do të mbyllet ShBA dhe Kanada, ku do të hapen për votim ambasadat në Uashington dhe Otavë dhe konsullatat në Nju Jork dhe Toronto”, tha Elezi.

Elezi ka shpjeguar edhe ndryshimet që kanë shoqëruar procesin e përcaktimit të përfaqësive diplomatike në të cilat do të zhvillohet votimi fizik. Fillimisht, KQZ kishte planifikuar që votimi të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike, por ky numër është reduktuar në 30 pasi në 18 prej tyre numri i votuesve të regjistruar ishte nën 50.

Sipas rregullores Zgjedhore për Regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, nëse numri i votuesve të regjistruar për votim në një përfaqësi diplomatike është nën 50, votimi fizik në atë përfaqësi diplomatike nuk organizohet dhe votuesit e regjistruar do të kalojnë automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë do të njoftohen nga KQZ. Në përgjithësi, numri i votuesve të regjistruar në këto 18 përfaqësi diplomatike në të cilat nuk do të ketë votim fizik është më pak se 100. Të gjithë këta votues do të mund të votojnë përmes postës, proces i cili ka filluar më 21 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor”, sqaroi Elezi.

Procesi i votimit më 6 qershor 2026 do të zhvillohet në këto përfaqësi diplomatike: 1. Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankfurt – konsullatë; Hamburg – konsullatë; Mynih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Dyseldorf – konsullatë); 2. Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); 3. Mbretëria e Bashkuar (Londër – ambasadë); 4. Francë (Paris – ambasadë; Strasburg – konsullatë); 5. Belgjikë (Bruksel – ambasadë); 6. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Uashington – ambasadë; Nju Jork – konsullatë); 7. Norvegji (Oslo – ambasadë); 8. Austri (Vjenë – ambasadë); 9. Kanada (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); 10. Suedi (Stokholm – ambasadë); 11. Slloveni (Lubjanë – ambasadë); 12. Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); 13. Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); 14. Turqi (Ankara – ambasadë; Stamboll – konsullatë); 15. Kroaci (Zagreb – ambasadë); 16. Holandë (Hagë – ambasadë); 17. Republika Çeke (Pragë – ambasadë) dhe 18. Hungari (Budapest – ambasadë).

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi i votimit jashtë vendit zhvillohet para ditës së zgjedhjeve në Kosovë dhe është i ndarë në dy pjesë kryesore: votimin me postë, i cili ka filluar më 21 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor. Numri i qytetarëve të regjistruar për këtë lloj votimi është rreth 105 mijë. Ndërkq, votimi fizik në përfaqësi diplomatike, organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor.

Tags: 18 shtetekonsulltaTeve1Valmir Elezivotimizgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes një person në Prizren pas lëndimeve të rënda në shtëpinë e tij

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

“Pastrimi” largon sasi të mëdha mbeturinash gjatë natës në kryeqytet, paralajmëron gjoba deri në 500 euro për ndotësit

“Pastrimi” largon sasi të mëdha mbeturinash gjatë natës në kryeqytet, paralajmëron gjoba deri në 500 euro për ndotësit

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht

Inspektorati i Kryeqytetit vazhdon aksionet kundër parkimeve në hapësira të gjelbëruara

Sot zgjedhjet në PD, Sali Berisha në garë i vetëm

Sot zgjedhjet në PD, Sali Berisha në garë i vetëm

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Vdes një person në Prizren pas lëndimeve të rënda në shtëpinë e tij

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot

“Pastrimi” largon sasi të mëdha mbeturinash gjatë natës në kryeqytet, paralajmëron gjoba deri në 500 euro për ndotësit

“Pastrimi” largon sasi të mëdha mbeturinash gjatë natës në kryeqytet, paralajmëron gjoba deri në 500 euro për ndotësit

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht

Inspektorati i Kryeqytetit vazhdon aksionet kundër parkimeve në hapësira të gjelbëruara

Si lëkura e portokallit mund ta përshpejtojë rritjen dhe lulëzimin e luleve

Si lëkura e portokallit mund ta përshpejtojë rritjen dhe lulëzimin e luleve

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjet armë me fishekë dhe rezultoi me urdhërarrest aktiv

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën