TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave

by Tëvë1
4 muaj ago
3
A A
​Garat çiklistike, sot mbyllen përkohësisht autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët se më 5, 6 dhe 7 qershor 2026 do të organizohet Gara Ndërkombëtare e Çiklizmit në disa segmente rrugore të Republikës së Kosovës, përfshirë autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të garës do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të qarkullimit në segmentet e parapara, sipas itinerarit të përcaktuar për secilën ditë të aktivitetit.

Më 5 qershor (e premte), nga ora 13:00, do të mbyllet njëra korsi në autostradën “Arbën Xhaferi”. Nisja do të bëhet nga sheshi “Metush Krasniqi” në Kamenicë, në drejtim të Prishtinës, ndërsa përfundimi i itinerarit është në kilometrin 28.

Më 6 qershor (e shtunë), mbylljet e përkohshme do të përfshijnë disa segmente rrugore, përfshirë rrugët Ferizaj (Bibaj) – Lipjan – Hani i Elezit, në distanca dhe orare të ndryshme gjatë ditës, duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 16:00.

Ndërkaq, më 7 qershor (e diel), garat do të zhvillohen në itinerare më të gjata që përfshijnë Ferizajn, Podujevën, Lipjanin, Fushë Kosovën, Llapushnikun dhe Duhlin, me mbyllje të një korsie të qarkullimit në orare të ndryshme gjatë ditës.

Për mbarëvajtjen e garës dhe sigurinë e pjesëmarrësve, Federata e Çiklizmit e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke apeluar për respektimin e udhëzimeve të Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimit rrugor përgjatë itinerareve./teve1.info/

Tags: autostradatFederata e Çiklizmit e Kosovësmbyllje e perkoshme e rrugesMinistria e Infrastrukturës dhe TransportitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

Deputetët e Aleancës thonë se nuk kanë marrë ftesë për seancë plenare

Hamza: S’ka takim për presidentin pa u miratuar në lexim të dytë Ligji për Specialen

Hamza: S’ka takim për presidentin pa u miratuar në lexim të dytë Ligji për Specialen

Rexhepi pas incidentit në Kuvend:Ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Rexhepi pas incidentit në Kuvend:Ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku: Na keni ngatërruar me mercenarët

Superfrutat e vjeshtës – pesë arsye pse mandarinat duhet të jenë pjesë e dietës suaj të përditshme

Trajneri Brdariq largohet nga Malisheva?

Trajneri Brdariq largohet nga Malisheva?

Hamza: S’ka takim për presidentin pa u miratuar në lexim të dytë Ligji për Specialen

Hamza: S’ka takim për presidentin pa u miratuar në lexim të dytë Ligji për Specialen

Xhudo, Cena e Gjakova mbesin pa medalje në Botëror

Xhudo, Cena e Gjakova mbesin pa medalje në Botëror

Rexhepi pas incidentit në Kuvend:Ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Rexhepi pas incidentit në Kuvend:Ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Abdixhiku: Na keni ngatërruar me mercenarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën