TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Më 11 prill pritet vendimi për shtrenjtim të rrymës, nga 1 maji zbatohet

nga tëvë1
3 muaj më parë
5
A A
Më 11 prill pritet vendimi për shtrenjtim të rrymës, nga 1 maji zbatohet

Nga 1 maji pritet të hyjë në fuqi vendimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike për 15%. Kështu u bë e ditur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë takimit me gazetarë.

Me tensione në mes të gazetarëve dhe zyrtarëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, nisi takimi i ftuar nga ZRRE me gazetarët. Gazetarët kërkuan që ky takim të mbahej në praninë e kamerave, derisa nga ZRRE, insistonin që ky takim të mbahej vetëm me gazetarë pa u xhiruar.

Njoftimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, i cili u ishte dërguar mediave, thuhej se 10 minutat e parë të këtij takimi mund të xhirohen.

E pas insistimit të gazetarëve, zyrtarët e ZRrE-së u pajtuan që takimi të mbahet në praninë e kamerave.

Drejtori menaxhues në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, Petrit Pepaj tha se arsyeja kryesore e propozimit te rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 15 për qind, është për shkak të rritjes së çmimit në bursa, dhe nuk ka ndonjë arsyeje tjetër.

“Shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike, ky është shkaktari kryesor dhe nuk ka përshtatje tjera që kanë ndikuar në këtë 15% të jeni të sigurt edhe në raport me investimet dhe vlerat tjera të efikasitetit dhe në raport me lakoren e humbjeve, rregullatori i ka njohur vetëm ato që i ka njohur gjatë shqyrtimit…49;’29 Shkaktarët kryesor për rritjen e propozimit të rrymës është çmimi i shkaktuar i energjisë elektrike duhet ta kemi konsideratë që gjatë këtij viti njësitë e Kosovës B do të jenë në remont të gjatë dhe kërkesa për import është e domosdoshme për të mundur me sigurua furnizim qëndrueshëm për konsumatorët”, theksoi ai.

Pepaj para gazetarëve tha se vendimi për rritje të çmimit të energjisë për 15% pritet të votohet më 11 prill dhe do të hy në fuqi nga 1 maji.

“Vendimi i cili do pritet të merret mund të merret me 11 të këtij muaji do të hyjë në fuqi me 1 maj”, tha ai.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë tha se kanë pranuar rreth 390 komente nga qytetarët dhe bizneset.

Paralajmërimi i ZRrE-së për ngritje të çmimit të energjisë elektrike për 15% ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te qytetarët dhe bizneset. Të shtunën është mbajtur një protestë, përmes të cilës është kërkuar rritja e energjisë elektrike. Ndërsa, një protestë e radhët është paralajmëruar edhe këtë të premte./KP

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X