TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Më 1 prill shtrenjtohet rryma për 14% – Opozita e quan varfërim për qytetarët

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
ZRrE nuk tërhiqet nga tarifat e shtrenjta deri në një vendim të Gjykatës së Apelit

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka marrë vendim që t’i shtrenjtojë faturat e energjisë elektrike për 14 për qind, duke filluar nga 1 prill 2023.

Derisa partia në pushtet, Vetëvendosje e arsyeton këtë shtrenjtim me “koston e furnizimit me energji elektrike”, deputetë të LDK-së dhe AAK-së thanë se shtrenjtimi i rrymës, në kohën kur Kosova përballet me krizë enorme ekonomike dhe të inflacionit, do të jetë i papërballueshëm për qytetarët.

Nga ZRrE-ja kanë thënë se afati për pranimin e komenteve është mbyllur të premten, ndërsa kanë thënë se nuk kanë pranuar komente nga asnjë palë e interesit.“Tarifat e reja hyjnë në fuqi me 1 prill 2023.

Vlerësimet preliminare te prezantuara në Raportin Konsultativ tregojnë se është e nevojshme një rritje rreth 14 për qind. Koha për pranimin e komenteve ka qenë deri më 3 mars 2023. Nuk kemi pranuar komente nga asnjë palë e interesit”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së për EO.

Dërgimi i komenteve për deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, është i panevojshëm, pasi thotë se ato nuk po merren parasysh.

Ai ka thënë se është e pavend të shtrenjtohet energjia në kohën e inflacionit.

“Gjithë ishim dëshmitarë të deklaratave të ZRrE-së që nga 1 prilli do të ketë rritje të kostos ose te çmimeve të energjisë elektrike për 14 për qind. Deklarata e ZRrE-së se as kush nuk ka dorëzuar komente, ta them të vërtetën nuk ka ndonjë bazë, sepse vitin e kaluar të gjitha partitë, ose të paktën LDK-ja kishim dorëzuar komente por as një nga këto komente nuk është marrë parasysh. Prandaj është bërë e kotë që me ZRrE-në të dërgojmë komente, sepse nuk merren parasysh”, thotë ai.

“Kjo është e parëndësishme në fund të ditës; ajo që është e rëndësishme është që ZRrE-ja ka deklaruar që nga 1 prilli i këtij viti qytetarëve të Kosovës do t’u shtrenjtohen faturat e energjisë për 14 për qind. Në kohën kur kemi një krizë energjetike globale, në kohën kur kemi një krizë inflacionale, pra të rritjes së çmimeve në Kosovë, në kohën kur nuk kemi zhvillim ekonomik, në kohën kur nuk kemi asnjë projekt të madh kapital investiv në Kosovë. Nuk kemi rritje të pagave në sektorin publik e të mos flasim për sektorin privat të cilin Qeveria e ka harruar fare, e ka injoruar fare”, u shpreh Mustafa.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, konsideron se shtrenjtimi i energjisë elektrike do të jetë një “atak” në xhepin e qytetarëve. Ai thotë se në kohën kur Kosova përballet me krizë ekonomike, një shtrenjtim i tillë, do të jetë i papërballueshëm për qytetarët.

“Sa i përket shtrenjtimit të rrymës elektrike për konsumatorët, mendoj se kjo është edhe një rëndim shumë për qytetarët. Nëse shkohet me 14 për qind, sa është deklaruar ZRrE-ja, të shtrenjtimit të rrymës atëherë nuk dihet se si do ja dalin qytetarët tanë kur kemi shtrenjtim enorme të artikujve bazik dhe kur kemi shtrenjtim të derivateve të naftës, kur kemi shtrenjtime të tjera dhe kur pagat, ligji për paga që diku 11 deri në 14 deri në 30 euro ka shtesa për shërbyesit civilë” tha ai.

Ndërsa deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Jeta Statovci, e ka arsyetuar kërkesën e ZRrE-së për shtrenjtim të faturave të energjisë. Ajo ka thënë se në këtë rast duhet pasur parasysh kalkulimin e kostos të furnizimit me energji, që përcakton edhe tarifat.

“Nuk do të kisha thënë që është çështja e ankesave që e zgjidhë këtë punë, pasi kemi të bëjmë më shumë me kalkulim. Pra, është kalkulim i kostos në raport me furnizimin me energjinë që përcakton se sa do të jenë tarifat. Pra, tarifat reflektojnë koston, sa ka shpenzuar furnitori në furnizim me energji elektrike dhe pastaj ajo kosto duhet të reflektohet në tarifa, këtu më shumë pra ka të bëjë me kalkulim që i nxjerrë rezultate fikse”u shpreh Statovci.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovës, muajin e kaluar kishte marrë një kërkesë të jashtëzakonshme për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, të bërë nga Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS.

KEDS-i e ka justifikuar kërkesën për rritje të tarifave të energjisë elektrike me rritjen e çmimit të rrymës së importuar, si dhe me pamundësinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për të prodhuar rrymë të nevojshme, sidomos gjatë sezonit të dimrit.

“Mosreflektimi i duhur rrezikon pozitën financiare të KEDS-it, e njëherësh rrezikon edhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet në kërkesën e parashtruar.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka konfirmuar për mediet se tarifat e reja do të aplikohen nga 1 prilli 2023 dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024.

Kërkesa e KEDS-it ka qenë për rritje 55 për qind të tarifave, ka konfirmuar ZRrE-ja. Porse, ky institucion që konsiderohet i pavarur nga Qeveria, ka vendosur që “të mbrojë” qytetarët, duke i rënduar më pak.

Tarifat e reja do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti gjatë javës

Auto Draft

Mësimi tërë ditor në Barilevë, të gjithë e mirëpresin      

Auto Draft

Ish-ambasadori holandez: UÇK ishte këmba e NATO-s në tokë

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit janë kampionë, s’votojnë me sy mbyll

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Gjermania fiton finalen kundër Turqisë në EuroBasket 2025

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Moti gjatë javës

Rama dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Rama dërgon në Presidencë kabinetin e ri që synon anëtarësimin në BE brenda 2030-ës

Auto Draft

Mësimi tërë ditor në Barilevë, të gjithë e mirëpresin      

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën