Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 1 Maj ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi dhe pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve.
Ata kanë shkruar se Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese.
“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: /Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi” Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica” Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”, thuhet në njoftim./teve1.info/.