Gjatë ditës së enjte (sot) pishina e Gërmisë në Prishtinë do të qëndrojë e mbyllur, raporton teve1.info
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, arsye e mbylljes së pishinës është moti i freskët si dhe pastrimi gjeneral që do t’i bëhet hapësirave të saj.
“Pishina e Gërmisë sot do të qëndrojë e mbyllur për shkak të motit dhe pastrimit gjeneral që do t’i bëhet hapësirave të pishinës së Gërmisë”, thuhet në njoftimin e Komunës.