Pikëkalimi kufitar në Glloboqicë në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut është mbyllë nga autoritetet maqedonase për shkak të zjarrit.
Agjencia për Menaxhim Emergjent ka bërë të ditur se njoftimin e kanë marrë rreth orës 16:00, pas një zjarr i madh është afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë.
“Ju njoftojmë se rreth orës 15:40,nga pala maqedone jemi njoftuar,që për shkak të zjarrit të madh që është afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë dhe rrezikut nga zjarret,me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe shtabit të krizave të Republikës së Maqedonisë Veriore është mbyllur kufiri RKS-RMV në PKK Glloboqicë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, nga Qendra për Menaxhim me Kriza e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim ndodhen në terren dhe po punojnë për të mbrojtur pronat e qytetarëve.
“Në rrugë drejt ndërhyrjes janë edhe avioni “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopter i MPB-së”, thuhet në njoftim.