TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbyllet edhe një objekt i strukturave paralele në veri

Pas mbylljes së sallës sportive në veri të Mitrovicë, pati një protestë para objektit, shumica e protestueseve ishin fëmijë. Protesta ishte e qetë. Teksa vazhduan aksionet për mbylljen e institucioneve që kanë vepruar në kuadër të strukturave paralele serbe.

by Venhar Isufi
10 muaj ago
1 0
A A

Me pankarta në duar këta fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre u mblodhën para kësaj salle sportive, e cila u mbyll të enjten nga institucionet e Kosovës, me arsyetimin se ky objekt operonte ilegalisht.

Në pankartat e fëmijëve shkruhej “institucionet paralele kanë mbyllur sallën e sportit”.

Protesta e nisur në ora 09:00 përfundoi në 09:30.

Kjo qendër i është rikthyer administrimit të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Për mbylljen e Qendrës Sportive në Mitrovicë të veriut, reagoi edhe ministri në detyrë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai shkroi se nga hetimet e para rezulton se qendra ka qenë e menaxhuar nga Millan Radojiçiq, përgjegjësi i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Qendra e Sporteve në Mitrovicë të veriut ju kthye institucioneve legale të Republikës së Kosovës, përkatësisht Komunës së Mitrovicës së veriut. Nga kontrollet e bëra prej autoriteteve të sigurisë shihet qartazi që këto qendra përveç që më së paku kanë qenë sportive, kanë qenë të sponsorizuar nga krimi dhe veçanërisht bizneset e kryekriminelit Millan Radojçiq. I njëjti jo vetëm që është në Listë të Zezë të Thesarit Amerikan, por është edhe autor i sulmit terrorist në Banjskë”, ka thwnw Krasniqi.

Policia e Kosovës nisi aksion tjetër veri për mbylljen e objekteve ilegale.

Paraprakisht, u larguan punonjësit, pastaj flamuri i Serbisë dhe pllakat në të cilën shkruhej me çirilicë institucioni që shërbente si drejtori për punësim .

Në vazhdën e aksioneve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore për të mbyllur strukturat paralele serbe edhe sot pra Policia e Kosovës inspektorët e komunës së Mitrovicës së veriut të cilët kanë marrë nën kontroll objektin i cili i takon komunës së Mitrovicës së veriut, në të cilën është shërbyer si drejtori për punësim në pjesën veriore sipas strukturave paralele serbe

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë për Tëvë1 se janë duke kryer detyrat që po i kërkohen sipas ligjit nga komuna e Mitrovicës së Veriut.

“Ne jemi këtu për t’i ofruar asistencë institucioneve ka më shumë kërkesa nga institucionet e tjera për këtë arsyeje e shohim një aktivitet më të shtuar kundrejt inspektorëve komunal. Ne sot e kishim edhe një protestë përballë sallës së sporteve në Mitrovicë veri, nga ora 09-09:30”, ka thwnw Elshani.

Tash e disa ditë, policia e Kosovës ka asistuar zyrtarët e inspektoratit komunal të Mitrovicës së veriut duke marrë nën kontroll objektet që i takojnë komunës e që kanë vepruar ilegalisht në kuadër të strukturave paralele serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën