Pas Kiana Kryeziut dhe Arba Pupovcit, edhe skitari Drin Kokaj ka përfunduar sot garën në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të rinj (EYOF) Vuokatti 2022.
Kryeziu dhe Pupovci garuan sot në disiplinën e sllallomit paralel, ku ë dyja u diskualifikuan në lëshimin e dytë.
Ndërkaq, në të njëjtën disiplinë, respektivisht atë të sllallomit paralel, Kokaj ishte i pafat, pasi që doli nga shtegu qysh në lëshimin e parë të tij.
Me garën e sllallomit paralel, përfundojnë garat për skitarët tanë në EYOF Vuokatti 2022.