TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Mbrojtja e Thaçit ankohet në Apel pasi Specialja refuzoi pezullimin e procedurës për pengim të drejtësisë

nga tëvë1
3 orë më parë
1
A A
Ekipi mbrojtës i Thaçit kërkon mbështetje financiare shtesë, i shkruan letër Kurtit, Konjufcës dhe Haxhiut

Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga Sophie Menegon, ka paraqitur ankesë në Apel të Speciales kundër vendimit për refuzimin e kërkesës për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë.

Më 7 maj 2025, mbrojtja kishte kërkuar veçimin e procedurës në këtë rast dhe pezullimin e saj deri sa të përfundojnë procedurat në rastin ku Thaçi akuzohet për krime lufte, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Reklamë

Vendimi refuzues në këtë kërkesë ishte marrë më 30 qershor nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot.

Një nga arsyet e dhëna në kërkesën e mbrojtjes se pse është e nevojshme veçimi i procedurës dhe shtyrja e saj, sipas Menegon, lidhet me rrezikun e shkeljes së parimit “res judicata” nëse dy çështjet zhvillohen paralelisht dhe përfundojnë me përcaktime kontradiktore.

Sipas Menegon, gjyqtarja e procedurës paraprake, vendosi gabimisht kur tha se një përcaktim i çështjes për krime lufte nuk mund të prodhojë një efekt ‘res jurdicata’ në çështjen kundër administrimit të drejtësisë.

Menegon në kërkesën e saj theksoi se në maj të 2025-ës, trupi gjykues në rastin për krime lufte (06) ka pranuar në prova, materiale të cilat Prokuroria i ka siguruar gjatë hetimeve të tij mbi ndërhyrje të pretenduara tek dëshmitarët.

Sipas avoktes, materiali në fjalë s’ka të bëjë me akuzat për rastin për krime lufte, por janë deklarata që japin tregues për çështje që pretendojnë ndërhyrje në dëshmitarë e që trupi gjykues në rastin 06 pritet të nxjerrë konstatime.

Ajo thotë se aktgjykimi në rastin për krime lufte pritet të ketë përcaktime faktike lidhur me ndërhyrjet në dëshmitarë, e që çështje e ngjashme është duke u trajtuar edhe në rastin 12 (rastin kundër administrimit të drejtësisë). Si rrjedhojë, ajo argumentoi se Thaçi dhe ZPS janë palë në të dyja çështjet, dhe vendimet përfundimtare në çështjen 06 do të duhej të kishin efekt detyrues në çështjen 12.

Menegon, theksoi se gjyqtarja e procedurës paraprake s’ka përcaktuar me të drejtë se çështja për krime lufte dhe ajo kundër administrimit të drejtësisë nuk janë çështje të njëjta. Masselot kishte arsyetur këtë konstatim me faktin se këto dy raste përfshijnë të akuzuar të ndryshëm, vepra penale të ndryshme dhe periudhë tjetër kohore.

“Rrjedhimisht, fakti që bashkë-të akuzuarit e z. Thaçi në Çështjen 12 nuk janë palë në Çështjen 06, dhe anasjelltas, nuk e zvogëlon zbatueshmërinë e res judicata për sa i përket z. Thaçi dhe ZPS-së, të cilët janë palë në të dyja procedurat. Prandaj, Gjykatësja e Procedurës Paraprake ka gabuar në ligj lidhur me kërkesën e identitetit të palëve”, thuhet në parashtresë.

 

Sipas menegon, gjyqtarja e procedurës praprake e kufizoi parimin “res judicata’ vetëm tek “objekti i çështjes”.

Ajo thotë se në rastet penale ndërkombëtare, doktrina e res judicata nuk kufizohet thjesht tek akuza, por zbatohet për çështje specifike që janë vendosur më parë dhe që mund të rikthehen në gjykime të mëvonshme. Për më tepër, ajo përfshin edhe çështje procedurale të përkohshme që nuk lidhen drejtpërdrejt me akuzat kundër të akuzuarit.

“Mbrojtja pajtohet që Çështjet e Ndërhyrjes janë të rëndësishme në mënyra të ndryshme në dy çështjet. [E REDAKTUAR] Megjithatë, kjo nuk ndryshon faktin që çështjet faktike në fjalë janë të përbashkëta mes dy procedurave”, thuhet në parashtrim.

Po ashtu, avokatja theksoi se po të kishte zbatuar parimin në fjalë, gjyqtarja Masselot do të kishte konstatuar se dy çështjet duhet të zhvillohen njëra pas tjetrës sepse ndryshe ekziston mundësia që të prodhohen gjetje faktike kontrakditore pa marrë parasysh se cila çështje përfundon e para.

“Kjo do të shkelte të drejtën e z. Thaçi për siguri juridike dhe do të minonte besueshmërinë institucionale të DhSK-së. Mundësia që dëshmitarët të thirren të japin dëshmi që bëhet e panevojshme për shkak të një vendimi të Çështjes 06, i cili lidh Dhoma Gjyqësore të Çështjes 12 si res judicata, është gjithashtu një faktor që do të ishte peshuar si çështje e administrimit të drejtësisë, po të kishte zbatuar siç duhet Gjykatësi i Procedurës Paraprake res judicata”, thuhet në parashtresë.

Si rrjedhojë, Menegon ka kërkuar nga Apeli që ta pranojë ankesën e saj, ta rrëzojë vendimin e gjyqtares Messelot, si dhe të vendosë që ta veçojë procedurën ndaj Thaçit dhe ta pezullojë atë deri në përfundim të çështjes për krime lufte.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte, si dhe në vitin 2024 i është ngritur aktakuza kundër administrimit të drejtësisë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

 

Ndërsa, lidhur me rastin kundër administrimit të drejtësisë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt 9 dhjetor.

Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe FahriFazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe VllaznimKryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës

Tags: Hagëpengimi i drejtesieSPECIALJATeve1Thaçi
ShareTweet

Postime të ngjashme

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

Kuvendi i bllokuar, Dreshaj: Prapavija është mungesa e votave për Qeverinë e Kurtit

Kuvendi i bllokuar, Dreshaj: Prapavija është mungesa e votave për Qeverinë e Kurtit

QKUK njofton për shpërthim të gypit në Pediatri, fëmijët të sigurt

QKUK njofton për shpërthim të gypit në Pediatri, fëmijët të sigurt

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident trafiku në rrugën Prizren–Dragash, të lënduar disa persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X