TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkon shpalljen e pafajësisë në fjalën përfundimtare

by TËVË 1
6 muaj ago
0
A A
Mbrojtja e Rexhep Selimit kërkon shpalljen e pafajësisë në fjalën përfundimtare

Avokati Geoffrey Roberts ka nisur paraqitjen e fjalës përfundimtare në emër të Rexhep Selimit, duke theksuar se klienti i tij është i pafajshëm dhe duhet të lirohet nga të gjitha akuzat.

Gjatë paraqitjes së tij, Roberts argumentoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka arritur të dëshmojë përtej dyshimit të arsyeshëm pretendimet ndaj Selimit, përfshirë akuzën se ai ka qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” me qëllim të shtrirjes së pushtetit në Kosovë.

“Selimi është tërësisht i pafajshëm për të gjitha krimet në aktakuzë. ZPS-ja thjesht nuk ka arritur të provojë asnjë prej këtyre krimeve të pretenduara. Kaq është dhe ky është qëndrimi ynë”, tha ai.

Sipas mbrojtjes, aktakuza përfshin gjithsej dhjetë pika – gjashtë për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte – por, siç u theksua, Prokuroria nuk ka hequr dorë nga asnjë prej tyre gjatë fjalëve përmbyllëse. Në këtë kontekst, ekipi mbrojtës këmbëngul se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme që e lidhin Selimin me veprat e pretenduara.

Mbrojtja vlerëson se thelbi i çështjes së Prokurorisë mbështetet në pretendimin për ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, pretendim që, sipas tyre, nuk është vërtetuar me prova bindëse.

Pas Roberts, fjalën pritet ta marrin edhe anëtarë të tjerë të ekipit mbrojtës, ndërsa në përmbyllje Selimi do të ketë sërish mundësinë të deklarohet.

Tags: gjykimi në HagëRexhep SelimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet

Mërgimtarët po presin deri në 30 minuta në Merdarë

2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për ngacmim seksual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën