TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbrojtja e Kilajt kundërshton Prokurorinë: Nuk mund të ketë fajësi për një vepër të papërfunduar

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Mbrojtja e Kilajt kundërshton Prokurorinë: Nuk mund të ketë fajësi për një vepër të papërfunduar

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdojnë fjalët përfundimtare në rastin “Thaçi 2”, ku një nga të akuzuarit, Isni Kilaj, po mbrohet ndaj akuzave për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare, avokati i Kilajt, Joe Holmes, ka kundërshtuar argumentet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) lidhur me pretendimet për pengim të administrimit të drejtësisë.

Holmes ka argumentuar se pretendimi i Prokurorisë për pengim nuk përputhet me elementet e një tentative për kryerjen e veprës penale.

“Ne parashtrojmë që kjo nuk është në përputhje me tentativën dhe ne parashtrojmë se është e pamundur të realizohet pengimi. Domethënë, si mund të pengojë i akuzuari, kur për shembull marrëveshja nuk është që të pengohet”, deklaroi Holmes.

Sipas mbrojtjes, në këtë rast bëhet fjalë për një pengim të supozuar dhe një tentativë të supozuar, ndërsa Prokuroria po kërkon shpalljen fajtor të të akuzuarit për një vepër që, sipas Holmes, nuk është përfunduar.

“Kemi të bëjmë me një pengim të supozuar, një tentativë pengimi të supozuar, ndërkohë që Prokuroria iu kërkon juve, i nderuar zotëri gjykatës, që të merrni vendim fajësie për një vepër të papërfunduar”, tha avokati.

Holmes është ndalur edhe te akuza për komplot, duke theksuar se ajo lidhet me një krim apo akt të synuar. Megjithatë, ai ka kundërshtuar interpretimin që, sipas tij, do të përfshinte të gjitha veprat penale në të njëjtën kategori.

“Sa i takon komplotit, komploti sigurisht që ka të bëjë me një krim apo akt synimi, por edhe në qoftë se komploti mund të realizohej, asnjëherë nuk ka qenë objektivi i ligjvënësit që t’i fuste në një thes të gjitha krimet, siç pretendon avokati i përgjithshëm në këtë rast”, tha Holmes.

Mbrojtja ka insistuar se duhet të bëhet dallim i qartë ndërmjet veprave penale, pasi ato, sipas saj, nuk kanë domosdoshmërisht të njëjtën peshë.

Tags: HagaIsni KilajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Nis takimi Kurti – Hamza

Nis takimi Kurti – Hamza

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

Sulmuesi i Real Madridit merr ftesë nga Kombëtarja e Spanjës

Sulmuesi i Real Madridit merr ftesë nga Kombëtarja e Spanjës

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, fillon përgatitjet për ndeshjen me Austrinë

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, fillon përgatitjet për ndeshjen me Austrinë

Nis takimi Kurti – Hamza

Nis takimi Kurti – Hamza

Biletat e ndeshjes Kosovë – Austri, “Dardanët” me njoftim të rëndësishëm

Biletat e ndeshjes Kosovë – Austri, “Dardanët” me njoftim të rëndësishëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën