Tema e cila do të diskutohet është për situatën politike dhe të sigurisë, kështu kanë deklaruar këshilltarët e katër komunave me shumicë serbe që janë prezent në takim.
Në këtë takim po marrin pjesë edhe zyrtarë policor dhe komandantët e Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se në këtë takim po merr pjesë vetëm si i ftuar, teksa ka thënë se ai nuk do të deklarohet për këtë çështje, raporton teve1.info
Takimi pritet që të zgjasë më së paku dy orë.
Ky takim po mbahet pak ditë para se të nisë zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet sa i përket letërnjoftimeve për qytetarët e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe ai për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës./teve1.info
height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fteve1.official%2Fvideos%2F610821447337066%2F&show_text=false&width=560&t=0" width="560" height="314" frameborder="0" scrolling="no" allowfullscreen="allowfullscreen">