TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbledhja e asamblistëve të PDK-së, Smajljaj: Koalicionet duhet të jenë transparente

Të premten Tëvë1 raportoi se është mbajtur një takim mes PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë të cilët sipas burimeve kanë arritur një marrëveshje për balotazh. Ndonëse nuk pati një konfirmim nga asnjëra palë rreth takimit, deputetja e LDK-së, Jehona Lushtaku, në një reagim në Facebook, i quajti shpifje. Analisti politik, Avdi Smajljaj thotë se koalicionet duhet të jenë publike, dhe se marrëveshjet e fshehta nuk kanë rezultate tek elektorati.

by Venhar Isufi
5 muaj ago
2 0
A A

Dy ditë para mbajtjes së rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Prishtinë, LDK dhe PDK kanë realizuar një takim.

Siç merr vesh tëvë1 nga burimet, takimi është zhvilluar pasditen e së premtes mes të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi.

Pjesë e takimit bëhet se ditur se kanë qenë edhe kandidatët Përparim Rama e Uran Ismaili.

Pas këtij takimi, i cili është mbajtur në një nga restaurantet në kryeqytet, dega e PDK-së në Prishtinë mbajti këtë të shtunë mbledhje.

Ismaili pati takim me asamblistët e PDK-së, këtu në zyrët e degës qendra në Arbëri.

Asnjëri nga asamblistët nuk deshën të prononcohen pas këtij takimi.

Tëvë1 ka tentuar të marrë përgjigje dhe nga kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama por i njëjti nuk është përgjigjur.

Reagim për raportimin e Tëvë1, ka bërë anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku duke i quajtur shpifje.

“Për disa lajme të fabrikuara mbrëmë, e vërteta ishte se Lumiri dhe Përparimi dje kanë mbajtur takimin përmbyllës të fushatës, e më pas një darkë me ekipin e Prishtinës, ku kemi qenë të gjithë bashkëpunëtorët që kemi punuar për qytetin”, deklaroi Lushaku.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga PDK-ja, por të njëjtit deri në publikimin e kronikës nuk kanë kthyer përgjigje.

Analisti politik, Avdi Smajljaj ka thënë se këto marrëveshje të fshehta nuk kanë ndikim tek elektorati, për ta votuar kundërshtarin.

“Nuk është aq e lehtë që ta orientosh ose ta dërgosh pjesën më të madhe të elektoratit atë votuesin e rëndomtë që të votoj për një parti që deri dje ka qenë rivali kryesor ose përmes polarizimit kundër asaj partie ke marrë shumicën e votave dhe besoj që kjo i ka shty partitë që diku të dalin haptazi ose diku edhe fshehtas që të bëjnë koalicione mirëpo koalicionet e tilla jo shumë transparente ndoshta nuk ndihmojnë shumë orientimin e votuesve”, deklaroi ai.

Ai theksoi se koalicionet duhet të bëhen publike.

“Mbetët të shihet ky koalicioni në Prishtinë a do të konfirmohet nga partitë është apo nuk është, nëse ka pasur disa prej takimeve të tilla, por besoj se votuesit duhet ta dinë, çdo veprim i partive të jetë transparent edhe koalicionet duhet të ishin transparente”.

Në Prishtinë, në balotazh janë kryetari aktual nga LDK, Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën