Dje, 513 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë vaksinë kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.256 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 104.608 qytetarë.
Po ashtu dje janë shëruar 975 qytetarë. /Teve1.info/